Elbasan, shkollat drejt segregimit/ Komuniteti rom i shqetësuar për distancimin e fëmijëve të tyre nga shumica

27/09/2021 15:06

Komuniteti rom e egjiptian i Elbasanit ngre shqetësimin për shkollat të cilat sipas tyre po shkojnë drejt segregimit. Edhe pse regjistrimi këtë vit u bë online, përsëri nuk ndali regjistrimet jashtë vendbanimit.

Sipas përfaqësuesve të Lëvizjes Rinore Egjiptiane mazhoranca regjistron fëmijët në shkollat më të mira dhe larg shkollave të ashtuquajtura me shumicë rome egjiptiane.

Në kuadër edhe të arsimit gjithëpërfshirës, komunitetet në shkolla duhet të jenë të barabartë ndërsa prindërit e komunitetit rom e egjiptian i druhen braktisjes së shkollave nga fëmijët e tyre për shkak të distancimit nga pjesa tjetër.

Zyra arsimore pranon se edhe regjistrimi online pati problematika përsa i përket vendbanimeve.

Top Channel