Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryetarin e AKK-së, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Pas takimit me të gjithë krerët e partive në Kosovë, Rama do të shkojë për drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe akademikët nga Shqipëria dhe Kosova.

Por para drekës do të zhvillohet në një ceremoni për dekorimin e Rexhep Qosjës me medaljen “Ylli i madh i Mirënjohjes”, për nder të 85 vjetorit të lindjes.

Top Channel