Kryeministri, Edi Rama është takuar edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje në fillim të takimit, për të vazhduar më pas takimi i tyre me dyer të mbyllura.

Rama mëngjesin e së hënës është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e që më pas patën edhe një konferencë të përbashkët për medie.

Pas kësaj Rama takoi të parin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Sot kryeministri shqiptar do të takoj edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kryetarin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

Top Channel