E enjte, 27 Maj 2021
17:26
Gazetari zbulon shkakun e fortë të përplasjes Meta-Berisha me SHBA-në

Në ‘arenën’ politike, dallohet tensioni i krijuar mes ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe presidentit, Ilir Meta, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

17:24
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 20 raste të reja!

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

17:06
SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen e oqeanit Paqësor për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Pentagon ka urdhëruar së fundmi zhvendosjen e aeroplanmbajtëses USS Ronald Reagan që mban në rajonin Azi-Paqësor, për të ndihmuar me tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani, raporton Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë anonimë të mbrojtjes.

17:05
Ismail Kadare merr titullin “Qytetar Nderi” i Fierit

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka marrë sot titullin qytetar nderi i Fierit, që ju dorëzua nga kryetari bashkisë Armando Subashi.

17:05
Përfundon beteja ligjore mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie, kujt i dha të drejtë gjyqtari? (Fotot)

Brad Pitt-it i është dhënë kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tij me Angelina Jolie pas një beteje të gjatë në gjykatë.

17:00
OKB: Izraeli dhe palestinezët mund të kenë shkelur ligjet në sulmet e fundit

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se ushtria e Izraelit mund të ketë kryer krime lufte në Gaza dhe se militantët palestinezë të Hamasit, gjithashtu kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare, teksa kanë hedhur raketa në drejtim të Izraelit.

16:47
11 pacientë të vdekur nga murtaja/ Epidemia e rëndë infekton të paktën 15 vetë në Kongo (fotot)

Një shpërthim epidemik i murtajës ka lënë të prekurit duke vjellë gjak, ndërsa 11 kanë vdekur prej saj në Republikën Demokratike të Kongos.

16:47
Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë, Jaupaj: Është jashtë rrezikut për jetën, ishin në tavolina të ndryshme me autorin

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj në një deklaratë për mediat ka dhënë disa detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur disa minuta më parë në Tiranë.

16:39
U bënë të njohur për publikun në vitet 2000/ Të famshmit, që sot duken shumë ndryshe

Vitet kanë kaluar shpejt dhe tashmë jemi në dekadën e tretë të shekullit të ri.

16:29
Mediat gjermane mbi përplasjen Jens Spahn-Edi Rama

Përplasja mes ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn e kryeministrit Rama pas deklaratave të Spahn për rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani për shkak të udhëtarëve nga Ballkani në fokus të mediave gjermane.

16:22
Gjermania planifikon të vaksinojë adoleshentët

Gjermania planifikon që të nisë vaksinimin e të gjithë fëmijëve mbi 12 vjeç deri në fund të gushtit.

16:14
“Nuk ju lejojmë”, Kina kundërshton hetimin amerikan për origjinën e koronavirusit

Kina i kundërshtoi hetimet e paralajmëruara amerikane për origjinën e koronavirusit, duke akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të politizojë kërkimet.

16:14
Shtypi rus: NATO-ja po e dëbon Rusinë nga Ballkani!

Përmes një artikulli të gjatë, media ruse “Regnum”, tregon se Aleanca e Atlantikut veriore është duke e larguar Rusinë nga ndikimi në vendet e Ballkanit Perëndimor.

16:07
Tiranë/ Plagoset me armë 19-vjeçari pas një konflikti të çastit (emri)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Tiranë.

15:52
Nuk i lë vend imagjinatës, Morena Taraku i vë flakën rrjetit me bikinit transparente (FOTO)

Këngëtarja Morena Taraku nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës teksa ka pozon me bikini jo të zakonshme.

15:52
Tragjedia e teleferikut/ Kryebashkiakia lexon mesazhin e Papës: Ky është 11 shtatori ynë, qyteti është i shkatërruar (fotot)

Një kryebashkiake italiane ka përshkruar dje tragjedinë e teleferikut që vrau 14 njerëz të dielën si “11 Shtatori” i qytezës së saj.

15:49
Përplasja e Ramës me ministrin gjerman, ngrihet komuniteti turk në Gjermani

Përplasja mes ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn e kryeministrit Rama pas deklaratave të Spahn për rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani për shkak të udhëtarëve nga Ballkani, nuk i shpëtoi vëmendjes së mediave gjermane.

15:41
Avancojnë provat me vaksinën e re Sanofi-GlaxoSmithKline

Dy gjigantë farmaceutikë evropianë, Sanofi i Francës dhe GlaxoSmithKline i Britanisë, thanë të enjten se po fillojnë një provë klinike të fazës së vonë për vaksinën e tyre eksperimentale të krijuar me teknologjinë e rikombinimit, pas njoftimeve se provat në shkallë më të vogël kishin dhënë rezultate pozitive.

15:37
Gjykata e ka dënuar me 3 vite burg për mashtrim, arrestohet Marida Shehi

32-vjeçarja Marida Shehi, e cila ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi” është vënë në prangat e policisë.

15:33
Kosovë, mbi 600 mijë testime për COVID-19 që nga fillimi i përhapjes së pandemisë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirus ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.242.

15:28
Gruaja lufton për jetën pas përdhunimit brutal gjatë dasmës në Indi (fotot)

Sipas raportimeve të fundit nga India, një grua po lufton për jetën pasi rrah brutalisht, u përdhunua në grup dhe u la e varur në një shtyllë në Indi, duke u menduar si e vdekur.

15:22
Kosovë/ Një i vdekur dhe 23 raste me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive.

15:18
EKSKLUZIVE/ Rihapet dosja e 21 janarit, hetohet vrasja e Aleks Nikës. Xhaxhai: Kanë luajtur “ping pong” për 10 vite. Do dëmtojnë gjyqin në Strasburg

Prokuroria e Tiranës ka pranuar kërkesën e policisë për të rihapur hetimin për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar të vitit 2011.

15:16
Fëmijët nuk marrin gjithë shërbimet/ Mangësitë në shkollën speciale të Elbasanit

Nxënësit e shkollës speciale “Zëra jete” në Elbasan nuk marrin të gjitha shërbimet që duhen dhe për të cilat kanë nevojë.

15:14
Kërkohet regjistri i pedofilëve/ Përfaqësuesja e qeverisë në Kuvend: Mos përfitojnë lehtësi nga dënimet

Pas sensibilizimit të opinionit për abuzimet me të miturit nisur nga përdhunimi një të miture në Mirditë detyrojnë qeverinë të ndërmarrë disa ndryshime ligjore.

15:13
Basha: Beteja vazhdon/ Kreu i PD takime me demokratët e Gjirokastrës

Në garën për kreun e PD-së do të mungojë përballje e kandidatëve. Ballafaqimin e vetëm për humbjen Lulzim Basha ka pranuar ta ketë vetëm me anëtarësinë.

15:11
Në Tiranë nuk përsëriten zgjedhjet/ Rrëzohet kërkesa e PD dhe Vetëvendosjes për rivotim në kryeqytet

Asnjë surprizë edhe për qarkun e Tiranës. KAS nuk pranoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe Vetëvendosje përsëritje të zgjedhjeve.

15:04
Kosova do lejojë dasmat/ Kufizimi i lëvizjes shtyhet për në orën 23, infektimet u ulën

Kosova po shënon numrin më të ulët të pacientëve me Covid 19, që nga muaji maj i vitit të kaluar kur ishte edhe fillimi i pandemisë.

15:01
10 ditë pasi mori vaksinën Johnson & Johnson, 37-vjeçari shfaq probleme shëndetësore

Një 37-vjeçar nga Kefalonia u shtrua, mëngjesin e ditës së sotme në spitalin e Përgjithshëm të Patras, pas disa shqetësimeve shëndetësore që shfaqi.

15:01
Nga 1 qershori pa maska në rrugë/ Shtyhet në 23:00 ora policore. Hapen pjesërisht stadiumet, kinematë

Nga një qershori ora policore shtyhen në orën 23:00, maskat nuk do mbahen më në rrugë, hapen pjesërisht stadiumet, teatro kinematë por do mbahen mbyllur klubet e natës dhe diskot. Ndërsa, nga një korriku ora policore do të shkojë në mesnatë.

14:48
Gjermania planifikon të vaksinojë adoleshentët gjatë verës

Gjermania planifikon që të nisë vaksinimin e të gjithë fëmijëve mbi 12 vjet deri në fund të gushtit, thuhet në një draft-dokument të Ministrisë gjermane të Shëndetësisë.

14:41
Ushtarët serbë i vranë babain dhe dy vëllezërit, 22-vjeçarja nga Kosova rrëfen si i shpëtoi duarve të tyre kur ishte foshnje

Tringa është një vajzë nga Kosova, e cila ka botuar librin “Heroi im” që ia dedikon babait të vrarë në luftë.

14:30
Serbi, mbi 45 për qind e të rriturve janë vaksinuar kundër COVID-19

Në Serbi deri më tani 45,3 për qind e popullatës së rritur është vaksinuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tha kryeministrja e këtij vendi, Ana Brnabiç.

14:29
“Janë heronj”/ Gjykata lë të lirë 5 marinarët që shpëtuan 55 sirianë. Shihni reagimin e familjarëve kur mësojnë lajmin

Gjykata e Vlorës ka lënë të lirë me detyrime paraqitje dhe pa ndalim profesioni 5 marinarët, të cilët në datën 8 janar shpëtuan një gomone me 55 sirianë në bord.

14:28
I vjen fundi lidhjes së Atdheut me Sarën? Fotografitë në jaht, i rrethuar me femra ngjallin dyshime

Atdhe Xharavina, një prej ish konkurrentëve të Për’puthen ka organizuar festë të madhe për të festuar 28-vjetorin e lindjes, ku u vu re mungesa e Sarës.

14:23
Tahiri kërkon sqarim nga Kurti: Pse vëllai i drejtorit të Doganës që emërove ti, ka bërë transportin e kamionit që u kap me 400 kg kokainë?

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pyetur sot kryeministrin Albin Kurti se a ka ndonjë sqarim se si ka mundësi dhe si ndodhi që vëllai i drejtorit të Doganës së Kosovës, që u emërua një muaj më parë nga Qeveria Kurti, ishte personi që e ka bërë transportin e kamionit që u kap në Kosovë me 400 kg kokainë.

14:07
FOTOT/ Ministra e deputetë thyejnë masat anti-covid, nuk mbajnë maska! Çfarë nuk u pa nga seanca plenare

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës plenare ku është diskutuar projektligji për disa ndryshime në ligjin për dënimin që u jepet personave që abuzojnë me të mitur.

14:06
Pamjet/ Përfshihet nga flakët banesa në ishull Shëngjin, shikoni momentin kur tymi “pushton” zonën

Një banesë është përfshirë nga flakët në ishull Shëngjin.

14:04
Macron njeh rolin e Francës në gjenocidin e Ruandës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pranoi rolin e vendit të tij në gjenocidin e vitit 1994 në Ruandë. Pas tre dekadash të tensioneve diplomatike, Macron shkoi për vizitë në Ruandë, që po vlerësohet të jetë më shumë simbolike.

13:47
“Kush të merr ty?” Njihuni me 26-vjeçaren beqare që mban 10 mace në shtëpi

Jeta Selimi është një 26-vjeçare, e cila mban 10 mace në shtëpi, ku jeton me nënën dhe babain.

13:46
U lirua nga gjyqtarja Enkelejda Hoxhës, Apeli rikthen në qeli Genc Tafilin

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur rrëzimin e vendimit lirim me kusht dhe kthimin në burg të Genc Tafilit, i cili u lirua me kusht nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

13:34
Basha me demokratët në Gjirokastër: Rama-Doshi i vodhën zgjedhjet, po mbajnë peng ndryshimin!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me demokratët e Gjirokastrës nga ku ka theksuar se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi vodhën zgjedhjet e 25 prillit.

13:29
Autorë të 62 vjedhjeve/ Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, 2 të tjerë dyshohet se janë arratisur drejt vendit tonë

Gjashtë shqiptarë akuzohen si autorët të të paktën 62 vjedhje në disa provinca të Italisë Veriore, duke përfshirë atë të Lecco, Varese, Milano, Bergamo, Brescia dhe Pavia në Lombardi, Venecia, Verona dhe Padova në Veneto, Parma, Ferrara dhe Rimini në Emilia Romagna, Verbania, Novara dhe Alessandria në Piemonte.

13:28
Biden “kundër” OBSH-së si Trump: Të përcaktohet qartë origjina e koronavirusit!

Presidenti Joe Biden i ka kërkuar agjencive amerikane të inteligjencës të “dyfishojnë përpjekjet e tyre” për të përcaktuar origjinën e koronavirusit, çka përbën një kthesë të beftë nga pozicioni i mëhershëm i Shtëpisë së Bardhë për t’u mbështetur tek Organizata Botërore e Shëndetësisë në përpjekjet për të zbuluar fillesat e sëmundjes.

13:17
Tensione me francezët, Australia hedh sytë nga nëndetëset gjermane

Marina australiane ka nisur të shohë mundësinë nëse nëndetëset gjermane mund t`i ofrojnë vendit një zëvendësues të mirë të përkohshëm përpara se flota 90 miliardë dollarëshe e projektuar nga francezët të hyjë në shërbim gjatë një dekade.

13:10
Parashikoi saktë pandeminë, fëmija astrolog vjen me një profeci të re

Abhigya Anand u bë mjaft popullor në internet pasi parashikoi me saktësi pandeminë e Covid 19.

13:08
Lehtësimi i masave, mjekja Dollenberg kritikon Komitetin e Ekspertëve: Hap i nxituar!

Shifrat e rasteve të reja dhe të viktimave nga Covid-19 kanë rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në vendin tonë.

12:55
Sherr në avion, pasagjerja i thyen stjuardesës dy dhëmbë 

Pas një serie incidentesh në avion, përfshirë sulmin e një pasagjereje që i theu dy dhëmbë një stjuardese dhe e la me plagë në fytyrë, sindikata përfaqësuesve të ndihmës së fluturimit të Southwest Airlines në SHBA i kërkoi kompanisë të marrë masa më të ashpra për mbrojtjen e punonjësve të saj nga ajo që e quan “një epidemi agresioni”.

12:51
Kina kundërshton hetimet amerikane për origjinën e COVID-19

Kina kundërshton hetimet e paralajmëruara amerikane për origjinën e koronavirusit, duke akuzuar Uashingtonin se po provon të politizojë kërkimet, raporton DPA.

12:43
“Defender Europe 2021”/ Ambasada e SHBA poston fotot e papublikuara më parë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale disa foto të papublikuara më parë nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2021”, që do të vazhdojë edhe për rreth javët e ardhshme.

12:35
Drejtori i AMF raporton në Kuvend: Tregjet financiare po i kthehen normalitetit

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete prezantoi sot, në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2020. Mete bëri një pasqyrim të ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, si edhe masat e marra nga Autoriteti në funksion të garantimit të stabilitetit financiar përgjatë një viti të vështirë, nën efektet e pandemisë COVID-19 dhe pasojave të tërmeteve të fundvitit 2019.   

12:27
Qendra për Ndikimin Hebre: Shqipëria shembull në mbështetjen ndaj antisemitizmit. Balla: Krenarë që miratuam përkufizimin IHRA

Qendra për Ndikimin Hebre ka shprehur sot mirënjohje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, lidhur më mbështetjen ndaj antisemitizmit. Përmes një postimi në twitter, ndërsa ka ndarë postimin e Ballës, për 5 vjetorin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Qendra për Ndikimin Hebre shkruan se Shqipëria jep një shembull në luftën kundër fanatizmit.

12:23
Pas borxheve, fitimi/ Si e ngritën dy bashkëshortët një pulari nga hiçi

Sandri dhe Viola pasi përfunduan studimet për mjekësi veterinare u punësuan menjëherë në pulari të ndryshme, nga aty i lindi idea të hapnin një pulari të tyren.

12:20
52-vjeçari ndalohet se goditi me grushte në fytyrë një burrë, 65-vjeçari rrëzohet dhe merr dëmtime të rënda

Një 51-vjeçar, banues në fshatin Beduqas është ndaluar nga policia e Këlcyrës, pasi ka goditur me grushte në fytyrë, për motive të dobëta një bashkëfshatarin e tij.

12:15
Tragjedia e teleferikut, rrëfehet tekniku: I kishim hequr frenat për para!

Hetimet mbi tragjedinë e teleferikut në Itali ku humbën jetën 14 persona e u shuan familje të tëra, kanë nxjerrë në dritë një fakt shqetësues.

12:10
I lidh tullumbace me helium qenit dhe e lëshon ‘të fluturojë’, ndëshkohet 32-vjeçari (VIDEO)

Një vloger nga New Delfi është ndaluar nga policia pas një akti mizor!

12:05
“Zgjedhjet në Tiranë nuk përsëriten”/ KAS rrëzon kërkesën ankimore të PD dhe kandidatit të pavarur për pavlefshmëri zgjedhore

Anëtarët e KAS kanë vendosur të rrëzojnë kërkesën ankimore të Partisë Demkratike dhe kandidatit të Pavarur, Boiken Abazit për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun Tiranë.

12:01
Lezhë/ Sekuestrohen armë zjarri dhe fidanë kanabisi. Arrestohen 5 persona, procedohen 5 zyrtarë (Emrat)

Pesë persona janë arrestuarn dhe pesë të tjerë janë proceduar penalisht, pasi janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër.

11:57
Tjetër masakër në SHBA, vret tetë kolegë të punës se e “nxehën”

Nuk ka qetësi për Shtetet e Bashkuara! Një tjetër masakër tronditi vendin me tetë viktima dhe të paktën një të plagosur.

11:51
“Atë nivel edukate ke”/ Përfaqësuesi i PD i kthehet keq anëtarit të KAS: Merrni urdhra politik në telefon nga Edi Rama

Përfaqësuesi i PD, Marash Logu ka debatuar me anëtarin e KAS, Ledio Brahon gjatë mbledhjes për shqyrtimin e raporteve të të dhënave të kryqëzuara të pajisjes PEI në qarkun e Tiranës pas kërkesës së PD-së.

11:49
Nëse dy njerëz janë të destinuar të jenë së bashku në një moment, ata do të gjejnë rrugën e tyre

Le të mos i emërojmë. Rastësisht apo jo, nuk ka rëndësi. Në fund të fundit, në situata të tilla, ajo që është e vërtetë dhe çfarë nuk është vështirë për t’u përcaktuar. Ky ishte i ashtuquajturi lajm i keq, tipi që çmend edhe shoqet tuaja, tipi me të cilin, kur e shihni herën e parë ju dini si do përfshiheni.

11:47
Ndahet nga jeta ish-senatori republikan, John Warner

Ish-senatori John W. Warner nga Virxhinia, i njohur si burrë xhentil dhe një ekspert ushtarak me eksperiencë, i cili fitoi famë të veçantë pas martesës me aktoren legjendare Elizabeth Taylor, u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare.

11:43
Olsian Çela për herë të parë para KLP/ Raporton mbi funksionimin dhe administrimin e sistemit të Prokurorisë

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela ka po raportuar sot, për herë të parë, para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për funksionimin dhe administrimin e sistemit të Prokurorisë.

11:32
Dokumenti/ Dyshohet se në qarkun Tiranë 51 qytetarë kanë votuar 123 herë

Pas Qarkut të Shkodrës, ku nga të dhënat dyshohet se 13 qytetarë kanë votuar 34 herë në Qendra të ndryshme votimi, parregullsi janë zbuluar edhe në Qarkun e Tiranës.

11:25
Abuzimet seksuale/ Qytetarja protestoi nudo në shesh, deputeti Gjoni: Arriti të sensibilizojë një shoqëri të tërë

Deputeti Ralf Gjoni ka reaguar nga Kuvendi për abuzimet e fundit seksuale, duke folur edhe për protestat që u mbajtën pas përdhunimit të 15-vjeçares nga Fshati Tarazh i Mirditës,nga 5 persona.

11:12
Pa maska mbrojtëse në Kuvend, Vasilika Hysi i tërheq vëmendje: Komiteti nuk ka thënë që hiqen në ambiente të mbyllura!

Zv. kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi i ka tërhequr vëmendje të gjithë atyre që kanë hequr maskat mbrojtëse brenda Kuvendit ku po mbahet seanca plenare.

11:10
Zgjedhjet në PD/ Jemin Gjana: Komisioni Zgjedhor është plotësuar me 4 anëtarë. Lista përbëhet nga 75 067 anëtarë

Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana bën me dije se ndërsa na ndajnë vetëm 17 ditë nga zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, ky institucion është plotësuar me katër anëtarë.

11:10
U kapën me 577 kg drogë në gomone, Gjykata e Vlorës jep masën e sigurisë për tre trafikantët

Tre personat e ndaluar nga policia e Vlorës gjatë operacionit antidrogë të koduar “Karaburuni” kanë dalë sot para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Vlorës dhe kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditë për mbledhje provash ekstra.

10:58
BE nis procesin gjyqësor kundër AstraZeneca

Komisioni Europian paditi AstraZenecan për uljen drastike të dërgesave në BE, duke e akuzuar prodhuesin britanik-suedez të vaksinave për mos respektimin e marrëveshjeve.

10:58
E gjithë vëmendja te vajza e Eminem, shfaqet provokuese e veshur me… (FOTO)

Vajza e reperit të famshëm Eminem së fundmi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimet provokuese në rrjetet sociale.

10:51
Arrestohen 4 persona në Vlorë për vepra të ndryshme penale/ Njëri shkoi i plagosur në spital dhe gënjeu policinë

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për vepra të ndryshme penale.

10:42
Ministrja Kushi viziton shkollën “Fadil Gurmani” në Elbasan, takon kampionen e peshëngritjes dhe njihet me projektin e veçantë të radios

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Fadil Gurmani” të qytetit të Elbasanit.

10:41
Komiteti i Ekspertëve vendos të lehtësojë masat: Ora policore zhvendoset në 23:00, hiqet maska në ambientet e jashtme

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur lehtësimin e masave duke shtyrë nga 1 qershori orën policore në 23:00 dhe heqjen e maskave në ambientet e jashtme.

10:33
OKB paralajmëron për përkeqësimin e gjendjes humanitare në Siri

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir Pedersen, ka deklaruar se pavarësisht “qetësisë relative” tashmë mbi një vit, populli sirian është në mes të vuajtjeve për shkak të gjendjes humanitare.

10:27
“Mos më bëj si cub”/ Ruçi-Gjuzit: Shijoje dhe këtë një muaj që të ka mbetur

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur ditën e sotme me debat ndërmjet kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetit, Kujtim Gjuzi.

10:09
Tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37 vjeçare, arrestohet një person në Berat

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berat.

10:04
Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht një 26-vjeçar

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht në Berat, pasi është kapur në ambjentet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit online.

10:02
Edhe pse Albani i tha “jo”, Miriami vendosi që të ndryshonte look (FOTO)

Një ditë më parë, Miriam Cani, e nisi ditën me një dilemë në lidhje me paraqitjen e saj.

10:00
Si ta ndihmoni veten gjatë dhimbjeve në këmbë dhe mpirjes?

Ka një numër të madh të kënaqësive dhe aktiviteteve që janë të mira për shëndetin tonë – të tilla si alpinizmi, shëtitja në park, ose aktivitete të ndryshme të tjera që e bëjnë jetën më interesante dhe të bukur. Sidoqoftë, nuk i praktikojmë ato.

09:53
Inter njofton largimin e Contes: Mbetet pjesë e historisë tonë

Antonio Conte nuk do të jetë më trajner i Interit. Lajmi që qarkullonte prej rreth 24 orësh në mediat italiane, është bërë zyrtar pasditen e sotme pasi ka qenë vetë klubi zikaltër që ka komunikuar divorcin nëpërmjet një komunikate zyrtare.

09:51
Rikthehen tensionet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Gjashtë ushtarë armenë janë arrestuar derisa po provonin të kapërcenin kufirin me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se incidenti ndodhi në rajonin Kalbajar në mëngjesin e 27 majit. Zyrtarët armenë ende nuk e kanë konfirmuar incidentin.

09:50
Japoni, mbi 1.500 biznese falimentuan për shkak të COVID-19

Në Japoni, mbi 1.500 biznese kanë falimentuar që nga shkurti i vitit 2020 e deri më tani për shkak të ndikimit të koronavirusit.

09:42
Vdes një person në një aksident trafiku në Gjilan

Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ndodhi në Gjilan të mërkurën.

09:37
Fier/ U kapën duke kultivuar lëndë narkotike në pyllin e Semanit, ndalohen dy persona

Dy persona janë ndaluar nga policia e Fierit pasi u kapën në pyllin e Semanit duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

09:30
Varianti indian i koronavirusit po imponon kufizime në disa vende

Melburni, qyteti i dytë më i madh i Australisë, ka vendosur një izolim shtatë ditësh për të ndaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit që është identifikuar së pari në Indi.

09:23
Falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor/ Arrestohen dy persona, shpallet në kërkim 26-vjeçarja

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës sepse falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar formularët që duhen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

09:21
EMRI/ Kjo është deputetja që mori mandatin e Tom Doshit

Deputetja që mori mandatin e Tom Doshit, i cili dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve është Jetmira Rraboshta.

09:16
Tetë të vrarë nga të shtënat në Kaliforni

Tetë persona u vranë në San Hoze të Kalifornisë në SHBA kur një person hapi zjarr në një parking hekurudhor, thanë autoritetet.

09:09
“1200 euro për t’i kaluar në vendet e BE-së”/ Tre të rinjtë kapen në flagrancë duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona, pasi u kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

08:58
‘Dashnorja më e suksesshme e Britanisë’/ Tradhtitë bashkëshortore u shumëfishuan gjatë pandemisë (FOTOT)

Njerëz të ngecur në marrëdhënie të palumtura, kanë më shumë gjasa të kryejnë tradhti bashkëshortore këtë vit, thotë e njohura ndryshe si “dashnorja më e suksesshme e Britanisë”, e cila parashikon se me zbutjen e masave kufizuese, më në fund ngërçi seksual i shkaktuar nga pandemia mund të çlirohet.

08:45
Policia aksion në Thumanë, gjen fidanë të dyshuar kanabis. Arrestohen 6 persona, 1 shpallet në kërkim

Policia e Krujës ka vënë në pranga 6 persona, ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi janë kapur në tentativë për të kultivuar bimë narkotike.

08:30
“Sot hap dyert”/ Rama poston videon e Spitalit Memorial të Fierit, mesazhi për qytetarët e skuadrës shqiptaro-turke

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga Spitali Memorial i Fierit, i cili është ndërtuar me donacione të dhëna nga Turqia.

08:17
Pandemia më fatale te meshkujt e rinj shqiptarë, vdekjet e grupmoshës 35-39 vjeç u rritën 54% në 2020-n

Pandemia e Covid-19 ka dhënë pasoja të rënda në rritjen e fataliteteve në vend në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Totali i jetëve të humbura në vend arriti në një rekord prej 27.6 mijë personash, me një rritje prej 25.8%, ose gati 5.7 mijë persona më shumë.

08:12
SHBA në kërkim të origjinës së pandemisë së koronavirusit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka udhëzuar hetime të reja të shërbimeve sekrete për origjinën e pandemisë së koronavirusit, që prej më shumë se një viti e ka vendosur mbarë botën në gjendje të jashtëzakonshme. Shërbimet informative duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre në mbledhjen dhe analizimin e informacioneve për mundësinë e një aksidenti në laboratorin në Kinë dhe brenda 90 ditësh duhet të paraqesin një raport, njoftoi Biden.

07:48
Studimi/ 4 arsye pse java e punës duhet të ketë 4 ditë

Shkurtimi i javës së punës, duke mos ulur pagën, u jep punonjësve një pushim shumë të nevojshëm – veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19.

07:24
Diell dhe ulje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

06:58
Biden: Komuniteti i zbulimit i ndarë mbi origjinën e COVID-19-s

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se komuniteti amerikan i zbulimit është i ndarë lidhur me origjinën e koronavirusit, rreth asaj nëse virusi vjen nga kontakti njerëzor me një kafshë të infektuar apo nëse ai ishte pasojë e një aksidenti laboratorik.

06:32
Samiti Biden-Putin në klimën e tensioneve dypalëshe

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se Presidenti Joe Biden do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë muajin tjetër, ndërsa administrata kërkon të rivendosë stabilitetin e marrëdhënieve në klimën e tensionimit të tensioneve dypalëshe.

06:16
Njihuni me 5 ushqime të përditshme që dobësojnë imunitetin

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar, i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit. Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar. Ushqime të caktuara mund t’i vijnë në ndihmë imunitetit, ndërsa të tjera jo vetëm që ia vështirësojnë punën atij por edhe shkaktojnë kaos në organizëm.

05:55
Lidhja e fortë mes diabetit dhe shëndetit të zemrës/ Çfarë duhet të keni kujdes

Njerëzit që janë diagnostikuar me nivel të lartë të sheqerit në gjak ose diabet të tipit dy, duhet të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm me shëndetin e zemrës. Sipas studimeve të fundit, diabetikët janë ndjeshëm më të rrezikuar nga një atak në zemër. Meshkujt e prekur nga diabeti janë dy herë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës se ata që nuk janë me diabet.