Një 53-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Beratit pasi dogji barëra në tokën e tij, dhe si pasojë zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe tokë e mbjellë me ullinj dhe pemë frutore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan shtetasin:

L.S., 53 vjeç, banues në Uznovë, Berat, (Punonjës Policie, pranë Komisariatit të Policisë Berat), pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur barëra në tokën e tij, dhe si pasojë zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe tokë e mbjellë me ullinj dhe pemë frutore”, njoftoi policia.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, u bë arrestimi i shtetasve:

A.H., 54 vjeç dhe P.L., 62 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi dhe pa targa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA