Salsiçet kanë proteina por zbuloni arsyet përse nuk duhet ta teproni

28/09/2021 06:32

Salsiçet janë ndër produktet që konsumohen masivisht nga tryeza e shtëpisë tek fast food-et dhe restorantet. Ndonëse ka shqetësime serioze për përbërësit e këtij ushqimi të përpunuar, në rastet kur ky produkt është i bërë siç duhet mund të jetë një burim i mirë proteine.

Duke qenë se salsicet janë me përmbajtje mishi, nëse ai është i përzgjedhur siç duhet, një prej tyre ofron jo vetëm proteinë por edhe disa vitamina:

• Vitamina B12:41% të dozës së rekomanduar ditore
• Vitamina B1 (Thiamin):39% të dozës së rekomanduar ditore
• Seleniumi:30% të dozës së rekomanduar ditore
• Vitamina B3 (Niacina): 20% të dozës së rekomanduar ditore
• Zinku:16% të dozës së rekomanduar ditore
• Kolina:11% të dozës së rekomanduar ditore
• Fosfori: 10% të dozës së rekomanduar ditore
• Hekuri:6% të dozës së rekomanduar ditore
• Kaliumi:5% të dozës së rekomanduar ditore
• Vitamina D:4% të dozës së rekomanduar ditore

Një salsiçe ofron përafërsisht 20.5 gramë yndyrna, 3.2 gramë karbohidrate dhe 14. 3 gramë proteinë. Pavarësisht përmbajtjes së lartë të proteinës , ky produkt mbetet i përpunuar sepse në të ka shumë substanca shtesë që rrisin rreziqet ndaj shëndetit. Nëse i hani me kursim, salsiçet mund të jetë mirëbërëse, por sidoqoftë, mbetet mish i kuq dhe ai bashkë me mishrat e përpunuara nuk rekomandohen nga ekspertët. Sipas tyre, mishi i kuq dhe ai i përpunuar kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me shfaqjen e sëmundjeve të zemrëz, diabetit apo edhe vdekjes së parakohshme.

Burime Të Tjera Të Rëndësishme Të Proteinës
Ekspertët, thonë se njeriu mund të ketë vakte të pasura me proteinë, sepse ushqimet që përmbajnë atë janë të larmishme. Për shembull, fasulet dhe legumet në përgjithësi janë ndjeshëm të pasura me proteina. Djathi dhe qumështi si dhe mishi pa dhjamë i shpendëve dhe shtazëve janë burime të konsiderueshme të proteinës.

Bajamet
Bajamet janë plot shije por edhe të pasur me ushqyes. Një sasi prej 30 gramë bajame ofron 6 gramë proteinë, 3.5 gramë fibër dhe 14 gramë yndyrna të shëndetshme. Këto ushqyes do ju mbajnë të ngopur dhe do të ruajnë peshën tuaj trupore.

Kosi i Shtëpisë
Njerëzit që duan t’i përmbahen aktivitetit të tyre fizik pavarësisht moshës, duhet të përqendrojnë energjitë e tyre tek ruajtja e shëndetit të kockave. Një filxhan kos ofron 22 gramë proteinë dhe 20 përqind të dozës së rekomanduar ditore për kalçium. Ky mineral është i domosdoshëm për shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e osteoporozës.

Vezët e Ziera
Një vezë e zier shumë ofron 6 gramë proteinë. Veza ofron edhe kolinë, një ushqyes i rëndësishëm për shëndetin e zemrës.

Peshku Ton
Një racion me peshk ton që serviret në kanaçe ofron 11 gramë proteinë dhe vetëm 50 kalori. Ky racion ofron gjithashtu 20 përqind të dozës së nevojshme ditore për fosfor. Fosfori bashkëpunon me proteinën për të ruajtur masën muskulare tek të rriturit gjatë çdo moshe./AgroWeb

Top Channel