Ditën e sotme do të mblidhen disa komisione parlamentare. Deputetët e PD kanë kërkuar pjesëmarrjen fizike dhe do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e komisioneve në kryesinë e Kuvendit.

Në fotografi duket se anëtarët demokratë, ashtu sic kishin paralajmëruar, mbërritën në ambientet e kryesisë së Kuvendit për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Rendi i ditës parashikon:

-Konstituimi i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

-Miratimi i programit të punës së komisionit (për periudhën 27 shtator – 05 nëntor 2021).

-Miratimi i kalendarit të punimeve të komisionit (për periudhën 27 shtator – 15 tetor 2021).

Top Channel