Presidentja e KE në Fushë-Krujë, ulet pranë fëmijëve dhe nxënësve: Qenka e mrekullueshme!

28/09/2021 11:53

Gjatë vizitës në Shqipëri, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka vizituar kopshtin “Europa” dhe shkollën 9-vjeçare “Korb Muca” në Fushë Krujë dhe nuk ka hezituar që të ulet pranë fëmijëve për të shijuar disa momente pranë tyre.

Presidentja e Komisionit Europian ishte e shoqëruar nga ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, ministri Arben Ahmetaj, ministrja Evis Kushi dhe kryeministri Edi Rama. Von der Leyen nuk hezitoi të afrohej tek fëmijët e kopshtit për t’i komplimentuar për pikturat e tyre.

Ndërsa në një bisedë me prindërit, presidentja e KE tha: “Doja të shikoja kopshtin dhe shkollën dhe qenka e mrekullueshme të shikojmë çfarë është ndërtuar deri më tani. Mendoj që ky është dhe një simbol shumë i mirë i kësaj miqësie që kemi.”

Në ambientet e shkollës, presidentja e KE iu afrua fushës së basketbollit dhe duartrokiti fëmijët që po luanin aty. Pas kësaj, u fut në një klasë ku po zhvillohej mësim dhe pyeti nxënësit nëse i pëlqente shkolla dhe për lëndën që preferonin më shumë.

FOTO GALERI
1/88

Top Channel