5 miliardë USD, Greqia blen “bishat” franceze të detit- pakt me Parisin “kundër turkut”

28/09/2021 15:45

Liderët e Greqisë dhe Francës pritet të vulosin një marrëveshje masive 5 miliardë dollarëshe, e cila i lejon Greqisë blerjen e të paktën 6 luftanijeve franceze ultra-moderne.

ERT thotë se Athina planifikon të blejë tre fregata FDI tani e një të katërt pak më vonë, si dhe tre korveta Goëind. Nga ana tjetër, nënshkruhet dhe një  marrëveshje historike ushtarake mes Athinës e Parisit, sipas të cilës nëse një nga dy vendet kërcënohet ose provokohet, atëherë vendi tjetër do ta ndihmojë atë ushtarakisht.

Pas përplasjeve me Rexhep Tajip Erdoganin, presidenti francez Emmanuel Macron e ka shfaqur thuajse hapur mbështetjen për grekët.

Sipas paktit, nëse gjërat “nxehen” sërish në Mesdheun Lindor, Franca do të jetë në gjendje të dërgojë forca ushtarake, aeroplanë, anije, ushtri tokësore për të mbrojtur të drejtat sovrane të shtetit Helen. kryeministri grek, Kyriakis Mitsotakis foli për një bashkëpunim strategjik me Parisin.

“Unë nuk kam ndërmend t`i hyj një gare armatimesh me Turqinë”, u shpreh ai, por shtoi se pas një dekade krize ekonomike, ushtria greke ka nevojë për modernizim.

 

Top Channel