Kuvendit i rekomandohet miratimi i Projektligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

28/09/2021 10:07

Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka i ka rekomanduar Kuvendit miratimin në parim të Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Po ashtu komisioni ka miratuar nismën legjislative për hartimin e projektligjit për komisionarin parlamentar për FSK-në.

Ky komisioni ka miratuar edhe grupet përgjegjëse për këtë fushë, me anëtarët Shqipe Mehmeti Selimi, Erxhan Galushi, Anton Quni, Enver Dugolli.

Ndërsa ka mbetur që të caktohet edhe një përfaqësues nga PDK-ja.

Top Channel