Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Burrel-Skuraj, ku janë plagosur tre persona.

Burime pranë policisë së Matit bëjnë me dije se makina me të cilën udhëtonin tre vajza është përmbysur në vendin e quajtur ish Pularia.

Tre të plagosurat janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Matit ku po marrin trajtim mjekësor. Mbetet e paqartë si është gjendja e tyre shëndetësore dhe si u shkaktua aksidenti.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Top Channel