08:59
Ministri gjerman i Shtetit për Europën: Optimist për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Bullgari-Maqedoni e Veriut
Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, solli në vizitën e tij zyrtare në Tirane të enjten, (27.05) shpresa të kushtëzuara për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, (MV) e për një vendim pozitiv të Këshillit Europian lidhur me Konferencën e Parë Ndërministrore të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV.