Fier/ Grabitet një biznes gjatë natës, ende nuk dihet sasia e parave të vjedhura

29/09/2021 08:45

Një sasi parash është vjedhur në një biznes në Fier në lagjen “Sheq i vogël”. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë natës dhe është konstatuar në mëngjes.

Biznesi është një pikë mermeri, ndërsa nuk dihet ende sasia e parave të marra.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Sheq i Vogël” Fier, në biznesin në pronësi të shtetasit A. T., persona të paidentifikuar kanë marrë një sasi parash”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel