SPAK humbi në tentativën për ta bindur Gjykatën e Lartë se ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri duhet të gjykohet serish nga fillimi në shkallën e parë mbi akuzat e trafikut të narkotikëve dhe të grupit kriminal.

I dënuar me 3 vjet shërbim prove nga kjo gjykatë për shpërdorim detyre, një akuzë ndryshe nga ato për të cilat u gjykua , Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela kthehen pas për gjykim në apelin e posaçëm që një vit më parë nuk dha as fajësi dhe as pafajësi. Pas hapjes së çështjes, pesë vjet më parë, që solli dorëheqjen e tij si ministër, për Saimir Tahirin kjo është një fitore e papërfillshme në një sagë që vazhdon.

Edhe ish-drejtori i Vlorës Jaeld Çela i hetuar për episodet e drogës së mbjellë e të trafikuar nga grupi i Moisi Habilaj, do të gjykohet nga e njëjta gjykatë së bashku me eprorin. Dy zyrtarët e tjerë policë, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila vazhdojnë të jenë në kërkim dhe për ta nuk ka asnjë verdikt.

Aktualisht në gjykatën e apelit janë pesë gjyqtarë, dy janë konsumuar. Tre ëndërrojnë gjykatën supreme, që do të thotë, Tahiri dhe Çela do të vazhdojë gjatë të qëndroje para dyerve të drejtësisë.

Top Channel