Nga 1 tetori Japonia lehtëson kushtet e karantinimit për pasagjerët e vaksinuar, njihuni me rregullat e reja

29/09/2021 01:59

Japonia ka njoftuar se do të lehtësojë kushtet e karantinimit në hyrje të vendit për pasagjerët e vaksinuar kundër Covid-19 që do të hyjnë në vend pas 1 tetorit.

Në rregulloren aktuale të zbatuar, pasagjerët që vijnë nga vendet ku Covid-19 vazhdon ndikimin, pas hyrjes në Japoni do të karantinohen në objektet e caktuara nga qeveria për 3 ditë.

Pas periudhës në objektet e lartpërmendura pasagjerët vazhdojnë me karantinën e detyruar për 11 ditë në hapësirat e tyre të jetesës siç janë shtëpitë e tyre. Periudha e izolimit përfundon për 14 ditë.

Sipas vendimit të ri që do të hyjë në fuqi më 1 tetor autoritetet japoneze pranojnë vaksinat Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

Top Channel