Ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla pohoi se kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, e kanë refuzuar planin e paraqitur nga misioni i KFOR-it, që kishte për qëllim ç’tensionimin e situatës.

Gjatë një konference për shtyp në Prishtinë, pas një takimi që pati me homologun e tij austriak, Karl Nehammer, Sveçla tha se misioni i Aleancës Veri-atlantike në Kosovë (KFOR) ishte ofruar që të siguronte pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Por oferta e tij është hedhur poshtë nga elemente ekstremiste tha ministri të cilët e justifikuan refuzimin e tyre me praninë e forcave special të Kosovës.

Ministri tha se mirëpret ndihmën e misionit të KFOR-it dhe EULEX-it, por shtoi se Policia e Kosovës është e aftë që të sigurojë zbatimin e ligjit.Rrugët në Jarinjë dhe Bërnjak janë bllokuar që prej 20 shtatorit, kur Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat me Serbinë.

Top Channel