Në punë për 500 lekë në ditë! 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë

28/09/2021 19:46

Me 5 mijë lekë të vjetra çfarë mund të blihet?!

“Asgjë”, thotë një qytetar.

“Të jesh dy shok dhe pimë nga një kafe, kaq”, thotë një tjetër.

Me 5 mijë lekë blen 2 kg oriz dhe një bukë. Të hash bukë e oriz e asgjë tjetër. Pilafin e bën me ujë vije, se uji kushton 1 mijë lekë. Shkon te vaji është shtrenjtuar, nga 1400 lekë që ka qenë është bërë 2000 lekë të vjetra. Shko tek makaronat, orizi, tek të gjitha, janë shtrenjtuar. Mos pyet pastaj për bukën e përditshme që është 200 lekë më tepër“.

Pandemia ka goditur shëndetin dhe buxhetin e familjeve tona. Një studim i fundit i Kombeve të Bashkuara ka përllogaritur ndër të tjera se në Shqipëri, në vitin 2020, 12% e totalit të të punësuarve janë paguar nën kufirin e varfërisë, 5 dollarë dita, ose rreth 5000 lekë të vjetra.

Studimi i referohet vitit 2020. Në mars u goditëm nga pandemia ku një sërë biznesesh morën masa radikale për sa I përket fuqisë punëtore. Një pjesë e tyre madje shkëputën fare marrëdhëniet e punës. Dhe kjo zgjati për 4-5 muaj. Gradualisht situata erdhi në përmirësim, por një pjesë e mirë në shumë industri të ndryshme përfshirë këtu turizmin që është një nga industritë e cila ka fuqinë më të madhe punëtore në vend, pra kafenetë, baret, hotelet, restorantet.

Por jo vetëm, edhe industritë e tjera siç është fasoneria, morën masa radikale ku një pjesë e mirë deklaruar pagë minimale dhe një pjesë tjetër e madhe I shkëputën fare marrëdhëniet e punës. Kështu që në këndvështrimin tim, nëse marrim pagën minimale të atij viti, që ishte 26 mijë lekë të reja, unë do të thosha që përqindja e personave që paguhen me pagë minimale, ndoshta ka qenë më e madhe se 12%“, shpjegon eksperti i punësimit Emin Shini.

Top Channel