Balla shpreh ngushëllimet për humbjen e oficerit të Policisë në Lezhë: Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetje dhe besim

28/09/2021 18:54

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në krye të detyrës të oficerit të Policisë së Shtetit Saimir Hoxha gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se sot ishte një ditë tjetër e betejës së forcës së ligjit, kur duhet të bëhemi më shumë se kurrë sëbashku në mbështetje të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave me uniforma blu.

Sipas Ballës policia e Shtetit ka nevojë për mbështetje dhe besim.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🖤💔😔 Ngushëllime familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Saimir Hoxha. U prehtë në paqe!

Sot ishte një ditë tjetër e betejës së forcës së ligjit, kur duhet të bëhemi më shumë se kurrë sëbashku në mbështetje të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave me uniforma blu. Sot ishte një ditë tjetër e nevojës për të kuptuar që Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetje dhe besim.

Respekt për Policinë e Shtetit🇦🇱🇪🇺👮‍♀️👮

Top Channel