Në ekranin e Top Channel këtë të dielë do të nisë transmetimin “ Vip Dado”.

Një familje e zakonshme, që nuk ka dado, dhe kërkojnë një të tillë, do ia mundësojë çdo javë emisioni, por që në rolin e dados do të jenë personazhet publik. Lola Haradinaj do të jetë prezantuesja e emisionit, i cili do të transmetohet në orën 13:40 në programin “E Diellë”. Anita Haradinaj do të jetë në rolin e Producentes.

I ftuari i parë që do të jetë në rolin e dados është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është kujdesur për dy vajza. Ndër të tjera ai ka folur edhe për të birin, Kajan, dhe planet për një motër apo vëlla së shpejti për djalin.

Gjatë orëve të qëndrimit me fëmijët, në një kënd lojrash në Tiranë, Veliaj është vënë siklet edhe me disa pyetje nga fëmijët, si dhe është kujdesur edhe për detajet specifike që vajzat i kanë kërkuar. Se si ka shkuar dita me Lali Erin në rolin e dados, dhe si është përkujdesur për fëmijët kjo mbetet për t’u parë të dielën në “Vip Dado”.

Top Channel