Jeta dhe krijimtaria artistike e skulptorit të njohur, që nga punët që ka realizuar në Akademinë e Arteve në Athinë e më pas në Tiranë, janë pjesë e këtij albumi që është botuar nga studiuesi i artit Ylli Drishti.

“Skulptori i Popullit”, i vlerësuar si një ndër themeluesit e skulpturës realiste shqiptare të shekullit të XX, sipas Drishtit, është një nga artistët që u ka dhënë jetë formave të ngrohta plastike, por dhe që është vlerësuar si skulptor monumental dhe portretist i veçantë, i cili në Shqipëri solli frymën e skulpturës klasike dhe moderne greke.

Disa nga veprat që kanë lënë gjurmë në artin pamor shqiptar, Paço i ka realizuar në vitet 1945-60. Ato janë figura kombëtare, si: Qemal Stafa, Avni Rustemi apo Hoxha Tahsimi, monumentet e të cilëve janë jetësuar edhe në hapësirat publike. Ndërsa, gjatë viteve 1948-1959 merret me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.Pas realizmit të monumentit të Skënderbeut në Krujë, Paço mori pjesë edhe në realizimin e monumentit të Tiranës, së bashku me Andrea Manon dhe Odhise Paskalin.

Përpos portreteve familjare, veprat për figura të njohura të artit apo edhe heronjtë shqiptarë, artisti ka realizuar gjatë jetës së tij edhe nudo të shumta (1966-1977), për të cilat studiuesi rrëfen edhe rrethanat politike gjatë regjimit komunist.Në këto vite fillon realizimin e nudove, që janë në dimensione natyrale edhe pak mbinatyrale, që janë të realizuara në allci. Pas Plenumit të Katërt, në vitin 1973 u ashpërsua lufta e klasave edhe nisi prirja kundër lëvizjeve borgjeze-revizioniste, prandaj Paço u detyrua që të thyente pjesën më të madhe të tyre. Ato që mbetën janë portretet me pak gjoks.

Kush është JANAQ PACO?

Lindi në Konicë më 14.03.1914 dhe ndërrroi jetë në Tiranë më 11.07.1991
“Artisti i Popullit” Janaq Paço i perket brezit te skulptoreve te shquar te shekullit XX ne Shqipëri. Ai eshte autori I okuestrit të parë kushtuar figurës së heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i cili u vendos ne qytetin e Krujës. Krijimtaria e tij artistike gjysem shekullore si skulptor dëshmon për nje talent te rralle, mjaft delikat në realizimin e veprave skulpturore, një mjeshtër i formës së madhe dhe pa dyshim Paço ishte themeluesi i skulpturës moderne në Shqiperi.

Veprat monumenale të Paços ndodhen në disa qytete të Shqipërisë:
1949 – Busti I Qemal Stafe , Beton, Tiranë, lulshtja pranë Presidencës
1953 – Busti I Avni Rustemit, Vlorë
1955 – Busti I Hasan Tahsinit, Sarandë
1956 – Busti I Kajo Karafilit, Kavajë
1959 – Monumenti I Skënderbeut, Krujë
1968 – Monumenti I Skënderbeut, Tiranë (bashkautor me O.Paskalin dhe Andra Manon)
1969 – Monumenti I Provokacioneve të gushtit 1949 nga ushtria greke.
1974 – Monumenti “Gladiatorët”, realizuar në beton dhe vendosur me 2012 në shëtitoren Taulamtia, Durrës.
1962 – Monumenti I artistit Aleksandër Moisiut, realizuar në bronz me 2004 dhe vendosur në sheshin para qendres Kulturore “A.Moisiu”, Kavajë.
1982 – Grupi Skulpturor “Skënderbeu dhe populli” , Beton, ne hollin e Muzeut Kombëtar “Gergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë (në bashkautorësi me skulptorin Genc Hajdari)
2001 – Monumenti I Skënderbeut, Krujë vendoset ne Prishtinë (kopja e tij ne Bronz)

Vlerësimet kryesore të artistit Janaq Paço
1961 – Vlerësohet me titullin “SKULPTOR I MERITUAR”
1984 – Vlerësohet me titullin “SKULPTOR I POPULLIT
2000 – Vlerësohet me titullin:”Mirenjohja e qytetit te Tiranës”
2004 – Vlerësohet me titullin:” Qytetar Nderi”, I qytetit të Përmetit
Të dhëna për albumin
Janaq Paço
Author: Ylli Drishti
Faqe: 164
Botuar: 2019
Gjuha: Shqipe
Gjini: Art
Cmimi: €84.00

Top Channel