Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë Autoritetet turke nisën një hetim mbi pesë rrjetet më të mëdha të supermarketeve në vend, vetëm disa ditë pasi ata u fajësuan për çmimet e larta në vend.
Ministri turk i Tregtisë Mehmet Muş urdhëroi zyrtarët të inspektonin çmimet e një sërë mallrave duke nisur nga vezët, qumështi dhe perimet e deri tek artikujt e pastrimit në pesë zinxhirët ushqimore. “Rritja e çmimeve nga ana e tyre po dëmton tregje të tëra”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan këtë javë.
“Tregjet praktikisht po kthehen përmbys nga lëvizjet e çmimit që bënë këto pesë zinxhirë supermarketesh” u deklaroi ai gazetarëve në Nju Jork para se të kthehej në Turqi pasi mori pjesë në sesionin e 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Presidenti turk më herët qe zotuar se vendi do t`i merrte nën kontroll sa më shpejt çmimet dhe se qeveria do të parandalonte rritjen “e paarsyeshme” të tyre. Ministria e tregtisë njoftoi se ka nisur inspektime të njëkohësishme në supermarketet e mëdha në 9 provinca të Turqisë për fshirë Stambollin, Bursën, Ankaranë, Antaljan e Izmirin.
Top Channel