Barazimi mes Partizanit e Vllanisë, Redi Jupi: Të 2 ekipet morën konfirmime të rëndësishme

28/09/2021 00:14

Partizani-Vllaznia ishte kryendeshja e kësaj jave dhe të dy ekipet morën nga 1 pikë pas barazimit 1-1. Specialisti Redi Jupi tha se për nga pikët të dy ekipet nuk janë të kënaqur por nga aspekti i lojës të dy ekipet ishin të fituara sepse morën konfirmime të rëndësishme.

“Është shumë e vështirë që në kampionatin shqiptar ta përmirësosh një ekip. Vllaznia vitin e kaluar ishin një ekip i mirë, këtë vit janë edhe më të mirë”- tha Jupi.

Skema me të cilën luan Partizani e detyron ekipin të dalë përpara me shumë lojtarë. Xhunior po godet më pak. Cara po luan i tërhequr. Partizani del shumë para me mbrojtësat e krahëve dhe detyron të fusë në organizim njërin nga mbrojtësat e qendrës. Kjo skemë të krijon boshllëqe pas”- vijoi Jupi.

Top Channel