Vaksinimi/ Kryetarja e KE-së: Kemi pasur një fillim të vështirë, ta tejkalojmë! Mund t’ju ndihmojmë që…

28/09/2021 12:30

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von del Leyen është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, në Fushë-Krujë. Kjo është vizita e saj e parë me të cilën hap turin e vizitave në Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen: Do kisha dashur shumë që fëmijët e mi të kishin qenë në një shkollë të tillë. Por pa ju kjo nuk do të ishte bërë e mundur dhe faleminderit për këtë punë të shkëlqyeshme. E ardhmja e Shqipërisë është në BE, ne jemi miq, por edhe parterë dhe duam të punojmë. Ju uroj për faktin që Tirana u zgjodh edhe si qyteti europian i rinisë.

Këtu ekipi Europë do vazhdojë të qëndrojë krah jush. Kemi patur një fillim të vështirë, por jemi edhe të gatshëm ta tejkalojmë dhe skuadra e BE ka dhuruar shumë doza dhe të tjera do të vijnë. Vaksinat shpëtojnë jetë dhe vaksinimi na duhet se na ndihmon të tejkalojmë pandeminë. Na duhet të rrisim ritmin e vaksinimit. Besimi është shumë i rëndësishëm, faktet dhe shkenca po ashtu. Ne ju ndihmojmë të rikrijomë këtë objektiv nëse doni.

Top Channel