Elbasan/ I kishte premtuar vendet e BE-së, kapet i riu që po transportonte emigrantë të paligjshëm me BMW

27/09/2021 13:54

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejtë vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi F. Z., 29 vjeç, banues në Durrës.

29-vjeçari është kapur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Besmirit”, duke transportuar me automjetin tip “BMW”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

“Në momentin kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, por ka tentuar të largohet.

Gjithashtu dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi P. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i cili paraprinte rrugën me një mjet tjetër, për të kontrolluar nëse kishte shërbime policore në rrugë.   

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, 1 aparat celular dhe 460 euro të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel