Përfaqësuesit demokrat në Komisonin  Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kërkojnë të mësojnë më shumë mbi masat anti-covid të ndërmarra  nga qeveria në nisje të vitit të ri shkollor.

Për këtë arsye, kanë vendosur të thërrasin në seancë dëgjimore ministren e Arsimit Evis Kushi.

Ina Zhupa: Pse duhet bërë mësim i shkurtuar kur mësuesit janë o të vaksinuar o me test PCR dhe nxënësit me maska? Pse nuk janë marr masat higjieno-sanitare për ujë të rrjedhshëm në të gjitha shkollat? Pse nuk janë marrë masat për dezinfektimin të vazhdueshëm profesional të shkollave? Pse nuk janë marrë masat për ndihmë financiare mësuesve për përballimin e covid, apo teste të shpejta falas që mos detyrohen të bëjnë PCR?

Për demokratët situata bëhet me alarmante teksa i referohen  të  dhënave me të fundit të INSTAT, ku rezulton se fëmijët shqitparë jetojnë mes varfërisë dhe pamundësisë për tu shkolluar.

Arbi Agalliu: 97% e familjeve shqiptare nuk ju plotësojnë dot fëmijëve nevojat e një jete normale sikurse janë ushqimet dhe veshjet. Aq më keq akoma, kur bëhet fjalë për pajisje argëtimi dhe teknologjie.  Fëmijët nuk janë kukulla që përdoren për qëllime elektorale por duhet të jenë përgjegjësi primare.

Demokratët bëjnë përgjegjës qeverinë për keqmenaxhimin  me situatën e pandemisë  ndërsa apelojnë për një plan kombëtar  që  mund të lehtësojnë familjet  në nevojë  që ti ofrojnë jo vetëm  shkollim,  por edhe kushte më të mira fëmijëve te tyre.

Top Channel