Partia Demokratike vendosi ta nisë betejën parlamentare si në vitin 2013 duke kërkuar ngritjen e tre komisioneve hetimore që deputetët demokrat të hetojnë 3 çështje me rëndësi për ta.

Basha: Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR . Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës .Komision hetimor për çështjen Becchetti.

Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro. Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori.

Rritja e çmimit të bukës kaloi në heshtje nga opozita, e cila u kujtua të dalë me propozime konkrete.

Basha: Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare.

Grupi parlamentar vendosi që drejtimin e hetimit parlamentar t’ia besojë Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut.

Top Channel