Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona për vepra të ndryshme penale. Dy persona janë arrestuar pasi gjatë kontrollit në mjet dhe kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. B., 43 vjeç dhe D. V., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin këta shtetas qarkullonin dhe kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë”, njofton policia.

Ndërsa dy persona u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur, ndërsa një tjetër nuk posedonte lejen përkatëse.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:A. G., 33 vjeç dhe R. B., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;B. H., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Top Channel