Shtrëngojnë duart dhe nuk mbajnë maska/ Rama harron masat antiCovid gjatë takimit me Fatmir Limajn

27/09/2021 13:20

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me kreun e AKR-së, Behxhet Pacolli, është takuar me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Në pamje duket se Rama ka harruar masat anticovid pasi ka hequr maskën dhe shtrëngon dorën me Limajn. Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa takimi u zhvillua me dyer të mbyllura.

Rama më pas do të takohet me kryetrarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të vazhduar pastaj në një ceremoni për dekorimin e Rexhep Qosjës me medaljen “Ylli i madh i Mirënjohjes”, për nder të 85 vjetorit të lindjes.

Top Channel