Akademiku Artan Fuga në një lidhje me skype në emisionin e pasdites në Top Channel, Top Talk ka komentuar vizitën e sotme të kryeministri Edi Rama në Prishtinë, ku mbajti edhe një konferencë me homologun e tij, Albin Kurti.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Denis Dyrnjaja se cilin model do të zgjidhte Edi Ramën apo Albin Kurtin, ai nuk zgjodhi as njërin as tjetrin, por një ndërthurje e të dyve, duke theksuar se Kurti mban qëndrimin që duhet në interesat e Kosovës dhe Rama gjithashtu për interesat e vendit të tij.

 “Unë e thash preferoj një gjeopolitikë, po e them edhe një herë nuk mund të ndërtoj një tip politikani . Albin Kurti për interesat e Kosovës mban qëndrimin që duhet, kurse në Shqipëri duhet një hapje, duhet bërë një hapje. Tipi ideal për mua i mban parasysh të dyja, më duket të dy kanë një konflikt se nuk thonë të vërtetën kontekstuale. Le të jetë një vizitë, komunikim për të mirëkuptuar, axhistuar politikat tona”, tha Fuga.

Top Channel