Byreku i lindjes shoqërohet me traditë të veçantë në Dibër, si gatuhet pas ardhjes në jetë të një foshnjeje 600 vjet histori të arbëreshëve, të cilët janë konsideruar edhe si shembull unik në gjithë historinë e trashëgimisë botërore, për shkak të mbijetesës së tyre etnike, kulturore e gjuhësore do të shqyrtohen në universin studimor të rreth dy shekujve.
Në kuvendin e arbëreshëve që bashkon emrat më autoritarë të studimeve sot, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët mundëson për herë të parë një pikëvështrim të ri të njohjes dhe analizimit të rezultateve kërkimore-shkencore të deritanishme mbi arbëreshët.
“Ky aktivitet i cili mbahet në Muzeun Historik Kombëtar mëton të nxjerrë në pah arritjet e deritanishme në fusha të ndryshme të studimeve mbi universin arbëresh si në studimet gjuhësore, studimet letrare, etnografike, antropologjike etj”, tha Diana Kastrati.
Zef Chiaramonte, një prej të ftuarve jep këndvështrimin e tij në lidhje me propozimin e vendosjes së gjuhës shqipe standarde tek arbëreshët.
“Sot profesori Emil Lafe foli për vendosjen e gjuhës shqipe standarde tek ne. Kjo është e pamundur dhe krijon një reagim. Secili vendbanim do mbajë gjuhën e vet. Nga ana e gjyshes, nëna e babës jam Muzak. Por i kemi humbur lidhjet. Megjithatë dimë nga kënga “O e bukura More” dhe nga të folme që shumica vinin nga Peloponezi i sotëm”, tha Zef Chiaramonte
Një ndër debatet e kohëve të sotme moderne, është rrezikimi i gjuhës arbëreshe. Joseph Musacchia dhe familja e tij e ka humbur këtë gjuhë për shkak të emigrimit të hershëm në Amerikë.
“Jam Joseph Musacchia . Një pjesë e madhe e familjes sime u zhvendosën në Amerikë në fillim të viteve 1900. Tashmë jetoj në Tiranë. Gruaja ime është shqiptare. Kemi një program kërkimi për fëmijë dhe u zhvendosëm këtu. Shumë njerëz nuk e dinë që ne arbëreshët nuk e kemi harruar prej nga kemi ardhur. Stërgjyshi im Francesko Musacchia ishte një nga drejtuesit e Kongresit të Triestes dhe përdori ndikimin politik pro Shqipërisë”, tha Joseph Musacchia.
Arbëreshët i janë drejtuar UNESCO-s për të ndihmuar në konservimin e pasurisë jomateriale si dhe të ritualeve të Motit të Madh.
Top Channel