Në 24 orët e fundit janë shënuar 3.469 humbje jete në SHBA, si pasojë e Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 314.694.

Gjithashtu, raportohet se vetëm në një ditë janë regjistruar 245.808 raste të reja, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të infektimeve në 17.401.787.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar mbi 10,17 milionë persona, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 226 milionë.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,95 milionë raste dhe Brazili me mbi 7 milionë.

Top Channel