Ilir Babaramo

Ditën e sotme, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Ilir Babaramo, i cili foli rreth ndryshimeve të kabinetit qeveritar, reagimet e mazhorancës dhe opozitës në raport me protestën.

Ai tha se akoma nuk e di nëse kemi arritur në stadin e pushtimit të bastisjes, njerëzit mund të përdorin dhunën ku kanë ezauruar të gjitha format e tjera të protestës për të mbrojtur lirinë e tyre dhe se testi është 25 Prilli nëse nuk do të ketë zgjedhje të lira, nëse do të vërtetohet pretendimi i opozitës se këto zgjedhje vidhen atëherë nuk ngelet gjë tjetër veç se të ndodhë Bastija, por pasi të jenë ezauruar të gjitha rrugët e tjera

“Në kuadrin e luftës së deklaratave që gjatë këtij viti të fundit shkëmbejnë Kryeministri me Presidentin e Republikës, por unë jam kundër policisë që ushtron dhunë, ç’është kjo polici kaq e egër pse do përdoret gazlotsjellësi, po policia do përdorë gazlotsjellës dhe protestuesit edhe mund të thyejnë dhe të revoltuar janë pas atij krimi shtetëror që ndodhi. Një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e njerëzimit ishte 14 korriku 1789 është marrja e bastisjes, ku njerëzimi kaloi nga feudalizmi në një shoqëri të hapur. Bastija ishte një kullë në lindjen e Parisit e cila në 100 vitet e fundit ishte kthyer në burg dhe protestuesit e kanë marrë atë e kanë pushtuar në mënyrë të dhunshme dhe përditë e kanë çmontuar Bastijën tull pas tulle, nëse shkon tani aty është vetëm një shesh, ku në krah është ndërtuar një opera. Nuk e di nëse kemi arritur në stadin e pushtimit të bastisjes, njerëzit mund të përdorin dhunën ku kanë ezauruar të gjitha format e tjera të protestës për të mbrojtur lirinë e tyre. Testi është 25 Prilli nëse nuk do të ketë zgjedhje të lira, nëse do të vërtetohet pretendimi i opozitës se këto zgjedhje vidhen atëherë nuk ngelet gjë tjetër veç se të ndodhë Bastija, por pasi të jenë ezauruar të gjitha rrugët e tjera”, tha Ilir Babaramo.

Top Channel