Gjykata e posaçme e Apelit ashpërson masën ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka.

Kështu është pranuar ankimimi i prokurores për të kaluar sërish në ‘Arrest shtëpie’ Mimoza Margjekën.

Margjeka u pezullua edhe nga KLGJ mbas përgjimeve të SPAK në të cilat të dyshuarit flasin për 6 mijë euro për të dërguar nga burgu në shtëpi Oltion Balin.

Bali, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj nëpërmjet bashkëshortit të gjyqtares, Arben Carës do i jepnin shumën monetare 6 mijë euro në këmbim të lirimit të Orion Balit.

Margjeka gjatë seancave në GJKKO ka akuzuar se arrestimi dhe shkarkimi i saj janë politike, pasi nuk i dha mandatin Valbona Sakos si kryebashkiake e Durrësit dhe se ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për shkak të fëmijës që ka me probleme shëndetësore.

Top Channel