Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf

Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf, tha se ai beson se vendi i tij nuk ka arritur të mbrojë të moshuarit në shtëpitë e kujdesit nga efektet e pandemisë COVID-19.

“Mendoj se kemi dështuar. Ne kemi një numër të madh të cilët kanë vdekur dhe kjo është e tmerrshme. Është diçka me të cilën vuajmë të gjithë”, tha ai.

Komentet e tij erdhën pas konkluzioneve të paraqitura të martën nga një komision i pavarur që shqyrtoi trajtimin e pandemisë nga Suedia. Theksohet se kujdesi për të moshuarit në Suedi ka mangësi të mëdha strukturore dhe autoritetet janë treguar të papërgatitura dhe të pa pajisura për të përballuar pandeminë. Suedia ka spikatur mes kombeve evropiane dhe kombeve tjera për mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë, duke mos vendosur karantinë si kombet e tjera, por duke u mbështetur në ndjenjën e detyrës qytetare. Vendi skandinav ka regjistruar thuajse 7.700 vdekje të lidhura me virusin.

“Mendoni për të gjithë anëtarët e familjes që nuk kanë qenë në gjendje t’i thonë lamtumirë anëtarëve të tyre të vdekur të familjes. Unë mendoj se është një përvojë e rëndë dhe traumatike të mos jesh në gjendje të them një lamtumirë të ngrohtë”, tha ai.

“Populli suedez ka vuajtur jashtëzakonisht shumë në kushte të vështira. Kohët e fundit, ajo është ndjerë më qartë, është zvarritur gjithnjë e më afër. Kjo nuk është ajo që ju dëshironi”, tha Carl Gustav.

Djali i tij, Princi Carl Philip i cili është i pesti në rreshtin e trashëgimisë dhe gruaja e tij princesha Sofia rezultuan pozitiv dhe me simptoma më të lehta të gripit. Ata ishin në karantinë në shtëpi me dy fëmijët e tyre. Carl Gustaf është kreu i shtetit të Suedisë, por detyrat e tij janë ceremoniale dhe ai nuk mban asnjë pushtet politik.

Top Channel