E enjte, 22 Prill 2021
18:32
Inteligjenca artificiale deshifron shkrimet e lashta në Detin e Vdekur (fotot)

Studiuesit thanë sot se ‘Inteligjenca Artificiale’ ka treguar për herë të parë se pjesë të mbishkrimeve të lashta të Detit të Vdekur, janë krijuar nga shkrues profesionistë.

18:29
Balluku: Në 25 prill votoni patronazhistët më të mirë të Ballkanit

Pasditen e kësaj të enjte Partia Socialiste zhvilloi aktivitetin e madh përmbyllës të fushatë në Tiranë, që u mbajt në “Sheshin Skënderbej”.

18:26
“Kam një fjalë të fundit si gjyshe dhe shkencëtare”/ Luljeta Bozo “ngre në këmbë” të gjithë sheshin, veprimi që bëri kryeministri Rama

Luljeta Bozo, e cila udhëheq listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës ka ngritur në këmbë të gjithë personat të pranishëm në sheshin Skënderbej.

18:19
Mjetet elektronike për zgjedhjet e 25 prillit, ja si do të funksionojë votimi

Njësia 10 në kryeqytet do të jetë zona e vetme zgjedhore ku do të votohet dhe numërohet elektronikisht.

18:17
Zgjedhjet e 25 prillit, Kim: OSHEE më siguroi se do të ketë energji elektrike në çdo qendër votimi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka siguruar se më 25 prill do të ketë energji elektrike në çdo qendër votimi.

18:11
Komisioni Europian vendos të mos rinovojë kontratën, refuzon 100 milionë doza të AstraZeneca

Komisioni Evropian deklaroi se nuk do të marrë një shtesë prej 100 milionë dozash të vaksinës AstraZeneca, duke vendosur të mos rinovojë kontratën me kompaninë Anglo-suedeze.

18:09
FOTO/ Mijëra banorë të Elbasanit në varrimin e Pjerin Xhuvanit

5 ditë para 25 prillit një vrasje për shkak të zgjedhjeve ndodhi në Elbasan, zonën më të nxehtë deri më tani, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë.

18:05
Rusia tërheq trupat nga kufiri me Ukrainën, shfaq pamje të frikshme të manovrave në Krime (video)

Ministri rus i mbrojtjes Sergey Shoigu tha se sot nis rikthimi i trupave të dislokuara së fundmi në jug dhe në perëndim të vendit, duke shtuar se ato kaluan testin e gatishmërisë për luftim.

17:45
Merr zemër nga aleatët, Praga gati për konflikt i jep ultimatum Moskës!

Republika e Çekisë i dha ultimatum Rusisë që të lejojë kthimin në punë të personelit të Ambasadës Çeke të dëbuar nga Moska.

17:45
Pesë të vdekur, 12 të plagosur nga bomba në hotelin e luksit në Pakistan (fotot)

Pesë njerëz janë vrarë dhe 12 janë plagosur nga një shpërthim vetëvrasës në një hotel luksi në Pakistan.

17:44
Shpërthejnë trazirat në Rusi, qindra të arrestuar

Më shumë se 1700 protestues në Rusi përfunduan na pranga pas protestave masive që kanë shpërthyer në mbarë vendin për lirimin e liderit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny.

17:42
“Trembet” Vuçiç: Nuk dua të bëj luftë!

Presidenti serb Aleksandar Vucic u përpoq të tregonte gjatë vizitës së fundit në Banja Llukë se vendi i tij dëshiron raporte partneriteti dhe miqësie me Bosnje dhe Hercegovinën dhe entitetin e Republikës Srpska.

17:40
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gazetari Veliu zbulon telefonatën e Yuri Kim me liderët e partive. Mesazhi i tij për zgjedhjet e 25 prillit

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka folur në “Breaking” në Top News për ngjarjen që tronditi vendin gjatë ditës së djeshme, vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

17:38
Nisen të vrasin ambasadorin kinez, vdesin 5 të tjerë

Shpërthimi i një bombe në parkimin e një hoteli luksoz në Kueta të Pakistanit shkaktoi të paktën 5 të vdekur e 12 të plagosur, por ai që mendohet të ketë qenë shënjestra e atentatit, ambasadori kinez në vend, shpëtoi pa asnjë lëndim.

17:35
Biden “i shpall luftë” Turqisë: Do ta njoh gjenocidin armen!

Në një lëvizje që pritet ta tërbojë Ankaranë, presidenti amerikan Joe Biden po përgatitet sipas raporteve në mediat e huaja, të kthehet në të parin kryetar shteti të SHBA-së që do të njohë genocidin kundër armenëve nga ushtarët otomanë gjatë luftës së parë botërore.

17:33
Fryn ere konflikti, Izraeli nis ushtrinë drejt Lartësive Golan

Pas sulmit me raketa nga Siria, Izraeli ka dislokuar njësi ushtarake topa artilerie në lartësitë Golan. Pamjet filmike treguan pozicionimin e trupave në afërsi të Moshav Sha’al.

17:23
“Me votë populli do ndëshkojë dy mallkimet e këtij vendi”/ Veliaj: Pas zgjedhjeve, Meta e Berisha do përballen me drejtësinë

Kryetari i Bashkisë dhe njëkohësisht drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erjon Veliaj, në një lidhje live për “Breaking” në Top News, vetëm pak minuta para se të nis aktiviteti i madh përmbyllës të fushatës në Tiranë, është shprehur shumë optimist për datën 25 prill.

17:22
Italiani 36-vjeçar nuk përmbahet/ Qëllon me armë banakierin shqiptar dhe godet gruan, arratiset me të birin për 6 orë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Reggio Emilia në Itali. Një 36-vjeçar nga Napoli qëndroi 6 orë në arrati para se të binte në prangat e policisë për shkak të ushtrimit të dhunës dhe për vrasje në tentativë.

17:16
Punonjësi i spitalit merrte rrogë të plotë edhe pse prej 15 vjetësh nuk vinte në punë në Itali (fotot)

Një punonjës spitali i akuzuar se ka munguar në punë për 15 vjet duke marrë rrogë të plotë, është mbiquajtur ‘mbreti i mashtruesve’ në Itali.

17:10
“Ne hapim rrugë, ata bllokojnë rrugë”, Veliaj në Kombinat: “Vaj-medet nëse bllokojnë shtetin siç kanë bërë me çdo investim të rëndësishëm”

Erion Veliaj, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën së bashku me Belindën zhvilluan një takim me banorë të Kombinatit, lagje e cila mandatin e tretë do transformohet totalisht falë projektit të rindërtimit.

17:01
Brataj: Qëndroni larg kutive të votimit nëse keni shenja të Covid-19 apo jeni të infektuar

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur në “Breaking” në Top News për votimin në zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se personat e infektuar apo ata që kanë shenja të sëmundjes duhet të qëndrojnë larg kutive.

16:45
Prezantuesja televizive rrihet, thuajse përdhunohet nga sulmuesi seksual, në tren me të birin (fotot)

Anastasia Lugovaya ka kujtuar sot në rrjetet sociale sulmin brutal të Vitaly Rudzko, nga i cili arriti të shpëtonte, por trembej për jetën e saj disa muaj me radhë.

16:44
“Mos more se është fëmijë”, polici qëllon e vret adoleshenten

Disa orë pasi turmat e njerëzve në Minneapolis festuan dënimin e policit Derek Chauvin për vrasjen e George Floyd, një protestë shpërtheu në Ohio ku një efektiv policie qëlloi e vrau një 16-vjeçare, që po sulmonte një vajzë tjetër me thikë në dorë.

16:43
Pak orë para takimit përmbyllës në kryeqytet, Rama publikon pamjet: Tirana e 25 prillit është lokomotiva e fitores së qytetarisë ndaj barbarisë

Pasditen e sotme Partia Socialiste , në orën 18:00 te Sheshi Skënderbej zhvillon aktivitetin e madh përmbyllës të fushatës në Tiranë.

16:37
Top Talk: Sherri mes kandidatëve të PS në Durrës?! Rrëfehet Alban Xhelili

Numri dy i Partisë Socialiste, Alban Xhelili në Durrës reagon në Top Talk, lidhur me lajmet se është konfliktuar me një tjetër kandidat socialist.

16:34
Nuk do ta njihni më, Tea ndryshon sërish pamjen pas ndarjes nga Bearti (FOTO)

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Tea vazhdon të jetë shumë e komentuar që pas ndarjes nga Bearti dhe ashtu si shumica e vajzave pas ndarjes, ajo vazhdimisht po ndryshon pamjen.

16:25
Shefi i diplomacisë gjermane mbërrin në Prishtinë

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka arritur të enjten në Kosovë.

16:19
Tensionet me Ukrainën/ Rusia dislokon armatimet e rreme të ajrit, për të gënjyer Perëndimin (fotot)

Mes tensioneve të fundit në kufirin me Ukrainën, Rusia shihej sot të dislokonte një “ushtri armatimesh të rreme të fryra me ajër” me pamje mjaft realiste, sidomos nga larg.

16:19
“Nëna Tokë po thërret qartë për veprim”/ Dita e Tokës, sensibilizim për një planet më të pastër pas pandemisë

Sot është Dita e Tokës, një ditë që kujtohet në të gjithë botën për të premtuar mbështetje për mbrojtjen e mjedisit.

16:19
Bashkautor i sulmit terrorist në Nice, ku humbën jetën 86 persona, policia jep detajet: Si u kap shqiptari nga Peqini në Itali pas 5 vitesh

Një 29 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Caserta të Italisë, pasi akuzohet si bashkautor në ngjarjen terroriste në Francë, ku humbën jetën 86 persona.

16:17
Basha në Fier: Rama fajëson këdo, në vend që të ndalë shitblerjen e votave.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur edhe në qytetin e Fierit për të zhvilluar fushatën përmbyllëse.

16:14
Hetimet për krimet zgjedhore/ Prokuroria tregon gatishmëri me angazhimin e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka treguar gatishmëri të plotë për hetimin e çdo lloj vepre në raport me krimet zgjedhore në kompetencën e saj lëndore.

16:14
BE siguron 43,5 milionë euro ndihma për Sudanin e Jugut

Bashkimi Evropian (BE) ka siguruar 43,5 milionë euro ndihma humanitare për Sudanin e Jugut.

16:09
Kosova regjistron pesë viktima dhe 382 raste me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të enjten në Kosovë 5 viktima me koronavirus.

15:57
PS në Durrës për 8 mandate/ Drejtuesi Politik, Ardian Çela: Rama do jetë deputeti i Durrësit

Në takimin me anëtaret e Partisë Socialiste në qarkun e  Durrësit, drejtuesi politik Adrian Çela tha se objektivi i tyre është të marrin 8 mandate në zonë.

15:51
“Vlora, çifligu i oligarkëve”/ Basha në Vlorë e Fier: Rama të ndalë marifetet e fundit

Dega e PD-së në Vlorë duket i ka sheshuar mëritë për renditjen e kandidatëve ne fletën e votimit dhe për ta treguar publikisht i pari i listës Bujar Leskaj u shfaq në krah të Lulzim Bashës në mitingun përmbyllës.

15:51
Arrestohet 28 vjeçari që hodhi nga dritarja prostitutën se ishte “i pakënaqur” (fotot)

Autoritetet në Rusi thanë sot se kanë arrestuar një burrë të akuzuar se ka hedhur nga dritarja prej 6 metrash lartësi një punonjëse seksi , pasi ishte “i pakënaqur me shërbimet e saj”.

15:48
Testohet votimi “online”/ KQZ verifikon sistemin që do përdoret në njësinë 10

Njësia 10 në kryeqytet do të jetë zona e vetme zgjedhore ku do të votohet dhe numërohet elektronikisht.

15:41
“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Ambasadorja e SHBA takon kreun e SPAK dhe drejtorin e policisë së shtetit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i vendosin një vijë të kuqe të gjithë atyre që mendojnë se mund të luajnë e prekin  procesin zgjedhor të 25 Prillit.

15:40
“BE po ju ndjek nga afër” Soreca: Vetëpërmbajte, shmangni dhunën

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca bashkë me ambasadoren e SHBA-së kanë ka zhvilluar një takim me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi në ambnientet e KQZ-së.

15:39
“25 grupe amerikane do të monitorojnë zgjedhjet”, Yuri Kim: Grupet e paautorizuara të marrin fund

Tre ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, ambasadorja amerikane, Yuri Kim njofton se 25 grupe amerikane do të monitorojnë zgjedhjet e 25 prillit në të gjithë vendin.

15:28
Ekskluzive/ “Metit i vunë pistoletën në kokë”/ Rrëfimi i dëshmitarëve të ngjarjes: Si u ndalua makina nga grupi i PD

Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Elbasan kanë rrëfyer momentin e ndalimit të Mehmet Grecës nga ana e mbështetësve të PD-së.

15:27
Shpëtohet ariu jetim që përkëdhelej me punonjësit e minierës së arit në Arktik (fotot)

Një mision shpëtimi i ka shpëtuar jetën një ariu polar jetim, që sillej si një qen, duke u afruar me punonjësit e një miniere ari n Arktik.

14:56
“Hëna e plotë krijon të papritura dhe konflikte”, astrologia bën parashikimin e 3 kandidatëve kryesor në zgjedhje: Basha ka lindur në eklips, kështu që…

Astrologia, Krisanthi Kallojeri bën parashikimin e yjeve për datën 25 prill dhe tregon cili nga kandidatët kryesorë është më i favorizuar.

14:48
Takimi me Celibashin/ Soreca dhe Kim mbërrijnë në KQZ

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka mbërritur në ambientet e KQZ, ku prite të zhvillojë një takim me kreun Ilirjan Celibashi dhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

14:48
Foto/ Ngjarja në Elbasan, dëshmitarët: Fugonët e PD ndalonin njerëzit në rrugë dhe u bënin presion!

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja tronditëse e Elbasanit.

14:42
PS gati për takimin përmbyllës në Tiranë, Veliaj publikon videon: Jemi gati! Voto 12 PS

Gjithçka është gati për takimin përmbyllës të PS sot në orën 18:00 në Tiranë. Ajo që spikat është skenografia e veçantë e zgjedhur.

14:36
Rusia urdhëron ushtarët të kthehen në baza pas stërvitjeve afër Ukrainës

Rusia ka urdhëruar komandën e saj ushtarake që të nisë kthimin e trupave në bazat e përhershme brenda shtetit, prej të premtes.

14:16
Përplasja me pasojë vdekjen e Pjerin Xhuvanit, Prokurori: Nuk janë gjetur materiale zgjedhore

Për të sqaruar gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Elbasan Policia e Shtetit bashkë me prokurorët e çështjes kanë dalë në një konferencë për shtyp.

14:04
Biden për vaksinat: Tani do të ndihmojmë vendet e tjera!

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të siguruar vaksina për koronavirusin për vendet e tjera që kanë nevojë të jashtëzakonshme për to.

14:02
Vrasja që tronditi Elbasanin/ Ardi Veliu jep detaje: 11 të arrestuar, një në kërkim. Si ndodhi ngjarja

Drejtori i policisë Ardi Veliu ka dhënë detaje për ngjarjen që tronditi Elbasanin.

14:00
Sulm në Izrael, goditet me raketa reaktori sekret bërthamor

Një raketë tokë-ajër e nisur nga Siria shpërtheu në jug të Izraelit, incident ky që aktivizoi sirenat paralajmëruese në një zonë të ndodhur shumë pranë reaktorit bërthamor sekret të Dimonas.

13:57
Turqia paralajmëron për tensionet në Detin e Zi: Konventa nuk frenon dot luftën!

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu u shpreh tejet i shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve në Detin e Zi, dhe i paralajmëroi palët të frenohen nga provokimet në mesin e përplasjeve mes Ukrainës dhe Rusisë për krizën e Donbasit.

13:51
“Audio-përgjimi i PD”/ Gentian Myrta: Një “Babele 2”, sajesë! Do e marrë dënimin nga SPAK!

Administratori i Njësisë Vaqarr, Gentian Myrta ka reaguar menjëherë ndaj Partisë Demokratike, duke deklaruar se do të depozitojë në SPAK një kallëzim ndaj kandidatit të PD, Belind Këlliçi për shpifje, duke sajuar audiopërgjime që ngjasojnë me përgjimet e Babales dhe Salianjit.

13:43
“S’ka burrë nëne që e gërric me gazetarët”/ Debat i ashpër mes Bledi Manes dhe ekspertit në studio, çohet në këmbë dhe…

Gazetari Bledi Mane dhe eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ishin të ftuar në studion e “Shqipëria live” për të analizuar vrasjen e djeshme në Elbasan.

13:37
“Spitali i Fierit me autonomi”, Manastirliu: Ministria e Shëndetësisë do të ketë rol politikbërësi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një  intervistë për “Breaking” në Top News tha se Spitali Memorial i Fierit do të funksionojë me autonomi.

13:23
Pediatria e re e Tiranës/ Manastirliu: Investimi do t’i shërbejë jo vetëm Tiranës, por gjithë vendit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në “Breaking” të Top News tha se Pediatria e re e Tiranës është drejt përfundimit.

13:19
I dënuar për vjedhje me armë, arrestohet 33-vjeçari në Kakavijë

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim u arrestua në pikën kufitare të Kakavijës, pasi është shpallur fajtor për një vjedhje me armë.

13:10
Ermal Mamaqi zbulon kë do votojë në 25 prill: Tek nr.12 do kërkoj nr.11, një njeri të pastër dhe të mençur si Toni Gogu

Ermal Mamaqi ka vendosur që të braktisë PD dhe të mbështesë në zgjedhjet e 25 prillit Partinë Socialiste duke vlerësuar dhe kandidatët e saj. Përmes një postimi në facebook, Mamaqi ka rrëfyer për herë të parë dhe një histori se si kandidati socialist Toni Gogu e ka ndihmuar në momentet më delikate të jetës së tij.

13:10
Rama: Asnjë frikë prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë mbështetësit e PS-së duke theksuar se s’duhet të ketë asnjë frikë, asnjë ngurrim, asnjë luhatje prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen.

12:58
Zgjedhjet/ Olsian Çela: Kush rrezikon integritetin zgjedhor para përgjegjësisë penale. Çdo zvarritje apo mungesë veprimi nuk do tolerohet!

Sot Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela zhvilloi një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, znj. Yuri Kim me të cilën diskutuan rreth masave që ka marrë dhe do të marrë Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar zbatimin e ligjit ndaj kujtdo që do të cënojë procesin zgjedhor përmes veprave penale.

12:55
Në kërkim për vjedhje me armë, kapet 33-vjeçari në Kakavijë

Një person i shpallur në kërkim për vjedhje me armë është kapur ditën e sotme në Kakavijë.

12:51
Udhëtime dhe veshje ekstravagante, paraqitjet më sensuale të Kim pas divorcit

Pavarësisht se ishte në mes të procesit të divorcit me reperin Kanye West, Kim Kardashian nuk ka ndaluar së trajtuari botën si pistën e saj.

12:39
Përforcim në pikat kufitare/ Merkaj: Shtim i masave gjatë zgjedhjeve

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Drejtues i Lartë Eduart Merkaj nga Kakavija , ku ishte për të inspektuar masat në kufi, deklaroi se policia do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë kohës, gjatë periudhës së zgjedhjeve.

12:26
Basha nga Vlora: Rama do të prishë 110.000 shtëpi, nuk bëri asgjë për 8 vite, po ju gënjen prapë për legalizimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot fushatën përmbyllëse në qytetin e Vlorës.
Basha foli për legalizimet në Vlorë dhe akuzoi kryeministrin Rama se “ka ndërmend të prishë 110 mijë shtëpi”.

12:26
Braimllari: Niko Peleshi keqpërdor çdo institucion, e kuptoj makthin e tij, ai nuk merr as mandatin e vet

Sekretari i Pergjithshem i LSI, Endrit Braimllari në një konferencë për mediat ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe kryebashkiakun Sotiraq Filo se në kundërshtim me ligjin dhe në konflikt interesi po përdorin institucionet në shërbim të fushatës elektorale.

12:23
Veliaj dhe ministrja Margariti inspektojnë punimet në sallën e re të koncerteve të Akademisë së Arteve: “Kushte europiane për studentët dhe artistët; Për punët e mira duhet durim”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti inspektuan punimet për sallën e koncerteve të Akademisë së Arteve, e cila po rikonstruktohet totalisht me standarde europiane, falë edhe mbështetjes së TAP-it. Veliaj falenderoi ministren Margariti për punën e bërë. Ai tha se me bashkëpunim dhe me durim çdo gjë mund të arrihet.

12:22
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Anila Hoxha: Ndaj Arbër Paplekës rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese, priten arrestime

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me vazhdimin e ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë në Elbasan.

12:20
Gjykata Kushtetuese: Testi i Poligrafit i ligjshëm për kandidatët e BKH-së, i paligjshëm për policët

Gjykata Kushtetues ka pranuar kërkesën e Komitetit të Helsinkit, duke shpallur testin e poligrafit të papërshtatshëm për Vettingun në policinë e shtetit, por nga ana tjetër ka vendosur se testi i poligrafit është ligjshëm për kandidatët e BKH.

12:01
“S’ka trajtime të veçanta”/ Yuri Kim me mesazh të fortë: Askush nuk është mbi ligjin!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë pas ngjarjes së Elbasanit dhe lidhur me zgjedhjet që tani janë më afër e kurrë.

11:54
Balla nga Belshi: Mos bini pre e provokimeve, PD dhe Meta janë të gatshëm të vrasin për pushtet

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste  për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Belshit, ku mbylli dhe fushatën zgjedhore.

11:46
“Ndalimi i dhunshëm i iftareve”/ Rama: E diela shënon fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për anulimin e një iftari të parashikuar dje për banorët e lagjes Ibra në Vaqarr, nga mbështetës të PD, me në krye Florenc Hoxhën.

11:46
Dhunoi dhe plagosi me thikë bashkëshorten, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Një 34-vjeçar, është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se dhunoi fizikisht dhe lëndoi me thikë gruan e tij.

11:35
Elbasan/ Shoqërohet një person nga policia, ka plagë në kokë. Nuk dihet nëse…

Një person është shoqëruar pak më parë në ambientet e policisë Elbasan, mëson Top Channel.

11:34
“Rama shpif për presidentin” Meta sqaron videon e Gjirit të Lalzit: Jam poliagjent i vjetër unë

Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat e’ ka lënë’ postin e tij dhe është kthyer në agjent.

11:29
“Zgjedhjet”, ambasadorët mesazh-shqiptarëve: Mos e shisni votën. Ajo është e juaja!

Ambasadorët e OSBE, BE si edhe OKB-së kanë reaguar nëpërmjet një video-mesazhi për zgjedhjet e 25 prillit.

11:24
Gjiknuri: Në 25 Prill shpëtojmë dhe Lulin nga Berisha, Meta e Monika

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidatët për deputetë Anila Denaj, Niko Kuri dhe Teuta Ramaj zhvilluan një takim përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Sarandë.

11:21
Vrasja politike në Elbasan/ Drejtuesit më të lartë të policisë takohen sërish në vendngjarje

Drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit ndodhen në komisariatin e Elbasanit, pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së katër të tjerëve, në përleshjen e djeshme në mes të qytetit.

11:02
Veliaj inspekton punimet te Piramida: Do të jetë shkolla më e madhe e Teknologjisë e Informacionit në Ballkan

Piramida e Tiranës po transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit, që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim, me mbështetjen e “Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan”, thotë kryebashkiaku Veliaj.

10:49
Çfarë ka mbetur një ditë më pas! Njolla gjaku, qiri i ndezur dhe shenja plumbash, në vendin ku u ekzekutua Pjerin Xhuvani

Në një lidhje live për “Breaking” gazetari Andi Bora dhe më shumë detaje për ngjarjen që tronditi dje Elbasanin.

10:48
KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore për 8 qarqet e vendit, nesër 4 të tjerat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mëngjesin e sotëm shpërndarjen e materialeve zgjedhore në 8 qarqe, ku përfshihen fletët e votimit, vulat, dhomat e fshehta e votimit, kamerat e sigurisë, posterat informues dhe mjetet për mbrojtjen nga COVID dhe të gjitha mjetet e tjera që duhen për ditën e votimit, të certifikuara nga KQZ.

10:32
Qirinj dhe lule në vendin ku ndërroi jetë Pjerin Xhuvani (Video)

Pjerin Xhuvani u vra dje në lagjen 5 maji, në Elbasan, pas përplasjeje të armatosur mes mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

10:24
India po bëhet epiqendër e pandemisë

India ka raportuar numrin më të lartë ditor të të infektuarve me koronavirus, gjithsej 314,835 raste të reja. Vendi me 1.3 miliardë banorë është duke u bërë epiqendra e pandemisë.

10:23
Meta: Vlora zonë me trazira/ Kandidati i PS dhe kreu i PD në Vlorë shfaqen krah njëri-tjetrit

Presidenti Ilir Meta në daljet e tij të fundit ka theksuar se Vlora është një ndër zonat më të trazuara para zgjedhjeve të 25 prillit,  por fotoja në të cilën shfaqet kandidati i PS në Vlorë, Ilir Metaj dhe kreu i PD në këtë qytet, Genc Deromemaj, provon të kundërtën.

09:48
10 vjedhje të ndryshme në kryeqytet/ Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, një në kërkim

10 vjedhje të ndodhura në Tiranë janë zbardhur nga policia dhe janë arrestuar tre prej autorëve.

09:45
Ngjarja e rëndë në Elbasan/ 4 të plagosurit në gjendje të qëndrueshme, efektivja transportohet te Trauma

Gjendja e 4 të plagosurve pas përplasjes me armë të ndodhur një ditë më parë në Elbasan është e qëndrueshme.

09:30
Ambasadori kinez mund të ketë qenë shënjestra e shpërthimit në Pakistan

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në zonën e parkimit të një hoteli luksoz në qytetin jugperëndimor të Kuetas në Pakistan. Disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

09:19
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Mbi 10 të shoqëruar për ngjarjen e rëndë

Mbi 10 persona janë shoqëruar deri më tani, për tu pyetur për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, dje në Elbasan nga Arbër Papleka, një ish-efektiv policie, tashmë i arrestuar.

09:14
Dita e Tokës, Ruçi: Të sillemi si bij, jo si zotër të saj!

22 prilli shënon në gjithë botën Ditën e Tokës, një ngjarje që lidhet me aktivitete dhe mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit.

09:08
Si do të votojmë në kohë pandemie/ Specialistja e ISHP: Një natë para zgjedhjeve do…

Këtë të diel, më 25 prill shqiptarët do t’i drejtohen qendrave të votimit. Procesi i zgjedhjeve do të zhvillohet në kushte jo të zakonshme si para katër viteve, kjo si pasojë e pandemisë nga Covid-19.

08:57
Presidenti rus Vladimir Putin i tregon Perëndimit “vijën e kuqe“

Fjalë të qarta të kreut të Kremlinit: Perëndimi duhet të pranojë interesat e Rusisë për sigurinë. Në rast të kundërt përgjigja e Moskës do të jetë „e shpejtë dhe e ashpër“.

08:47
Një raketë siriane bie afër një reaktori bërthamor në Izrael

Një raketë e shkrepur nga Siria në rajonin jugor të Negevit në Izrael ka bërë që të lëshohen sirenat paralajmëruese afër reaktorit bërthamor Dimona, ka njoftuar ushtria izraelite.

08:43
Mbi 1.700 mbështetës të Navalnyt u arrestuan anembanë Rusisë

Më shumë se 1.700 protestues janë arrestuar nga policia ruse në të gjithë vendin gjatë protestave për lirimin e liderit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny.

08:35
Rama publikon pamjet nga Spitali i Fierit: I pajisur me infrastrukturë moderne, shërbimet pa bishtat e ryshfetit

Ditën e djeshme është inauguruar spitali memorial Rajonal i Fierit i cili është realizuar në kohë rekord brenda 3 muajsh.

08:27
SHBA rendit 116 shtete që kanë rrezik nga pandemia, mes tyre edhe Shqipëria

Departamenti amerikan i Shtetit ka shtuar këtë javë të paktën 116 vende në listën e atyre ku këshillon të mos udhëtohet, duke futur Britaninë, Kanadanë, Francën, Izraelin, Meksikën, Gjermaninë e vende të tjera, duke përmendur si arsye “nivelin shumë të lartë të infeksioneve me COVID-19”. Departamenti amerikan i Shtetit i bën rekomandimet mbi udhëtimet në katërt nivele. Në nivelin e katërt futen ato vende që sipas autoriteteve amerikane paraqesin rrezikun më të lartë për të udhëtuar.

08:25
Kurbin/ Tentuan të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, arrestohen të rinjtë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

08:14
Ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, udhëton për Kosovë e Serbi

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, SPD, do të niset të enjten, 22.4.2021 në Kosovë, ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla.

07:41
Administrata Biden kërkon 300 milionë dollarë ndihmë për Afganistanin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se administrata e presidentit Joe Biden po punon me Kongresin për të siguruar gati 300 milionë dollarë ndihmë shtesë për Afganistanin në vitin 2021.

07:14
Rikthehen reshjet gjatë pasdites, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në pjesën e parë të ditës. Gjatë pasdites vendi do të preket nga vranësira të dendura duke sjellë mot me reshje, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte.

06:57
Rusi, 1500 të arrestuar në tubimet për Navalnin

Një organizatë ruse që monitoron ndalimet me motive politike tha se policia arrestoi rreth 1,500 persona të mërkurën gjatë demonstratave në të gjithë vendin ku u bë thirrje për lirimin nga burgu të udhëheqësit të opozitës Aleksei Navalni, shëndeti i të cilit po përkeqsohet.