Marina ruse ndjek luftanijen e SHBA për ta dëbuar nga ujërat territoriale, mes manovrave në Lindjen e Largët (video)

16/10/2021 18:23

Marina ruse tha sot se dislokoi mjetet detare për të dëbuar luftanijen raketore amerikane USS Chafee, e cila sipas Moskës shkeli kufijtë detarë duke hyrë në ujëra “të mbyllura” për manovrat detare.

Krerët e marinës thanë se mjeti gjigant i flotës amerikane të Paqësorit tentoi të hynte në ujërat territoriale ruse të Lindjes së Largët, para se të devijonte kurs me afrimin e nëndetëses raketore ruse  “Admiral Tributs.”

“Pas marrjes së paralajmërimit Chafee, në vend që të ndryshonte kurs për t’u larguar nga zona e mbyllur, ngriti flamurët e sinjalizimit të ngritjes së një helikopteri nga kuverta e saj, që do të thotë se nuk mund të ndryshonte kursin dhe shpejtësinë në atë moment,” shkruante ministria ruse e mbrojtjes.

“Por pasi Chafee pa vendosmërinë e ekuipazhit rus për të mos lejuar shkeljen e kufijve ndryshoi kurs në një largësi prej rreth 60 m nga nëndetësja Admiral Tributs. Veprimet e ekuipazhit të SHBA ishin një shkelje e praktikave të sigurta detare për parandalimin incidneteve detare e ajrore”, shkruante më tej Moska.

Incidenti është i ngjashëm me atë të nëntorit të shkuar  kur luftanija amerikane USS John Mccain hyri në ujërat e Gjirit Peteri i Madh, sipas Moskës, dhe u paralajëmrua nga frigata raketore ruse  ‘Admiral Vinogradov’, deri në ndryshimin e kursit.

FOTO GALERI
1/3
Marina ruse tha sot se dislokoi mjetet detare për të dëbuar luftanijen raketore amerikane USS Chafee

Top Channel