Maratona e Tiranës/ Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve vrapojnë në garën “Fun Run”

16/10/2021 13:22

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve vrapuan këtë të shtunë  në garën“Fun Run” në bulevardin kryesor të qytetit.

Gara nisin në orën 10:00 në Sheshin “Nënë Tereza”  dhe vijoi përgjatë gjithë bulevardit  gjer në sheshin “Skënderbej” ku u ndanë dhe çmimet për fituesit.

Për vajzat “Fun Run” u fitua nga Alesia Dauti, ndërsa në vend të dytë dhe të tretë dolën Ema Fataj dhe Irena Xhaja.

Ndërsa për djem, fitues u shpall Edi Devole, në vend të dytë Hajrulla Tola dhe në vend të tretë Parid Hoxha.

Të rinjve iu bashkuan në garë duke vrapuar edhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Eugena Tomini, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anisa Ruseti, përfaqësuesi i UINCEF në Shqipërisë, Roberto De Benardi.

Ndërsa nesër do të zhvillohet Edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës e cila tashmë është kthyer në një traditë. Gara do të ketë 4 kategori; Marathon (42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “Ëe too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Intineraret e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës-IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë.

Top Channel