Beyonce shfaq format duke modeluar pantallona lëkure, teksa shijon ekseset e modës në Itali (fotot)

16/10/2021 17:29

Beyonce ka habitur së fundmi fansat e saj me një seri postimesh në rrjetin Instagram, ku përfshiheshin dhe kostume ekstravagante të shtëpive italiane të modës.

Para shpërndarjes së imazheve të xhiros me barkë me burrin Jay-Z, 40-vjecarja pozonte në një seri fotosh me veshje të ngushta lëkure, me mëngë me pupla, dhe një rrip të hollë mesi që evidentonte belin e saj të hollë.

Kengetarja eshte duke vijuar turneun e saj te punes e kenaqesise ne Itali.

Teksa shikon reflektimin e saj pasqyrë, Beyonce mbështetej në një banak me një shprehje të akullt në fytyrë.

Nëna e tre fëmiëjve mbante gjithashtu një palë vathë drmatike, ndësa flokët i kishte stiluar në një bisht të rregullt kali me funde të hapura.

Pak më vonë, e njohura ndryshe si “Queen Bey” u shfaq e veshur me një bluzë gri e pantallona të zeza lëkure e syze dielli.

213 milionë ndjekësit e saj në rrjetin kishin vendosur shumë komente aprovuese për veshjet e saj,  teksa këngëtarja është duke shijuar panoramat e delikatesat e Italisë.

Në fillim të javës ajo shpërndante foto nga bari Harry’s në qendër të Londrës.

Ndërsa bashkëshorti i saj Jay-Z është në Angli për të promovuar filmin e tij ‘The Harder They Fall’, si producent.

FOTO GALERI
1/14
Beyonce ka habitur së fundmi fansat e saj me një seri postimesh në rrjetin Instagram

Top Channel