Të dielën maratona e Tiranës/ 17 tetori është edhe dita pa makina. Kujdes! Shumë rrugë janë vetëm për këmbësorë

16/10/2021 20:02

Aktiviteti sportiv është fantastik për të gjitha moshat, është I dobishëm si për fizikun edhe për shëndetin mendor. Kryeqyteti i vendit po përgatitet për maratonën e ditës së diel 17 tetor të quajtur “Maraton 2021” dhe që zhvillohet për të 5-tin vit radhazi. 

Ajo ka 4 kategori Maratona 42 km, Gjysmë Maratona 21 km, Tirana 10 km, dhe “We too” që ka qëllim sensibilizues dhe jo garues.

Maratonës së të dielës i parapriu ajo e ditës së sotme “Fun Run”, vrap për argëtim ku morën pjesë nxënës të shkollave të mësme dhe 9-vjeccare të Tiranës.

Nxënës: Ne jemi nga shkolla “Abdullah Keta”. Ishte një përvojë shumë e bukur. U kënaqëm edhe pse nuk fituam. Është diçka që të bën mirë për shëndetin, madje ishte edhe shoqata për shëndetin mendor. Diçka që ja vlen. Një përvoje e re, interesante. Ne kemi ardhur me gjithë klasën.

Jemi nga shkolla “Mëzez fushë” që ndodhet tek Kthesa e Kamzës. Për ne ekziston mendimi se rrimë gjithë ditën në Tik-Tok dhe me celular në dorë. Është e vërtetë në fakt, se ja edhe unë vetë ashtu jam, por gjithsesi jemi aktivë, sidomos në shkollë dhe në aktivitetet e saj. Është përvojë më vete të vraposh me të tjerët. Jam shumë krenare për veten që arrita ta përshkoj gjithë itinerarin nga sheshi “Nënë Tereza” deri tek Sheshi Skënderbej.

Përveçse një aktivitet fizik, maratona e të dielës do të jetë një ditë pa makina në kryeqytet. Do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në pjesën më të madhe të rrugëve, duke nisur nga ora 07:00 deri në orën 17:00.

Top Channel