Kolumbia sterilizon 24 hipopotamët e baronit të drogës Pablo Escobar (fotot)

16/10/2021 19:22

Shkencëtarë nga Kolumbia dhe SHBA kanë kryer sot procedurën e shumëpritur të sterilizimit të 24 nga rreth 80 hipopotamë që jetojnë ende në fermën e baronit të drogës Pablo Escobar.

Kafshët ekzotike të krye-trafikantit ishin sjellë nga Afrika për zbavitjen e tij, por prej mungesës së predatorëve dhe flores se bollshme ato po shumoheshin në mënyrë të papërmbajtur.

Para se të vritej nga policia në 1993, famëkeqi Escobar kishte blerë shumë kafshë ekzotike për kopshtet e tij, duke përfshiurë flamingo, xhirafa, zebra e kangurë.

Escobar fillimisht kishte marrë vetëm një çift hipopotamësh mashkull e femër.
Por duke u lënë të lirë në parkun Hacienda Napoles, numri i tyre arriti të kalojë 120, duke u kthyer një një specie shkatërrimtare për ekuilibrin natyror të vendit.

Sterilizimi u krye me shigjeta injeksionesh GonaCon.

Agjencia mjedosore kolumbiane shkruante në një deklaratë: “Kontraceptivi ka efekt si për meshkujt dhe femrat, dhe është më i lirë sesa sterilizimi kirurgjik.”

“Por vështirësohet nga fakti se ekspertët sugjerojnë tre doza.”

Ekspertët thonë se hipopotamët e Escobar janë grupi më i madh i species jashtë kontinentit afrikan, dhe përgjegjës për zhdukje të faumës e florës vendase.

“Askujt nuk i pëlqen të vrasë një hipopotam, por nuk kemi asnjë strategji tjetër që do të funksionojë,” thotë ekologu vendas Nataly Castelblanco-Martínez.

Në Afrikë këto kafshe konkurrojnë për ujin e pakët dhe janë të kërcënuar nga sëmundjet, por në Kolumbi ato kanë gjetur parajsën, prej ujit të bollshëm të reshjeve, ushqimit të mirë vegjetarian dhe mungesës së predatorëve. Studiuesit thonë se këto faktorë kanë nxitur fertilitetin e tyre.

Hipopotamët peshojnë rreth 1300 kg dhe ushqehen me bimësi. Por ata janë ndotës të burimeve ujore me jashtëqitjen dhe urinën e tyre toksike.

Hipopotamët vrasin rreth 500 njerëz në vit me shkeljet e tyre në të gjithë botën, duke i bërë ata një nga 10 kafshët më vrasëse.

Megjithse jashtëqitja e tyre ka pasur dobi në disa ekosisteme të Afrikës, në Amerikën Latine ka shkaktuar shpërthim të algave, rënie të oksigjenit në ujë dhe rrjedhimisht vdekje të peshqve.

Të gjitha këto do të ishin evituar sikur mëshkulli i vetëm do të ishte kastruar prej fillimit. Ende nuk eshte vendosur për mënyrën e zgjidhjes së problemit tjetër të shkaktuar nga ‘hoby’ e super-trafikantit të vdekur.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/01/28/4-hipopotamet-e-pablo-escobar-jane-bere-100-ne-kolumbi-dhe-duhet-te-eliminohen-fotot/

FOTO GALERI
1/6
Kafshët ekzotike të krye-trafikantit ishin sjellë nga Afrika për zbavitjen e tij, por prej mungesës së predatorëve dhe flores se bollshme ato po shumoheshin në mënyrë të papërmbajtur

Top Channel