Në emisonin “Goca dhe Gra” në Top Channel këtë të shtunë u diskutua nga moderatoret një temë që ngjall shumë debat.

A mund të qëndrosh shok me ish të dashurin apo jo. Vajzat kanë qenë kundër, përveç Teas e cila është shprehur se mban marrëdhënie miqësore me ish të dashurin e saj.

I ftuar ka qenë moderatori dhe këngëtari Robert Berisha I cili ka rrëfyer se me Norën përveç se prindër të vogëlushes Renee ata janë edhe miq të mirë. Veç kësaj duke treguar për marrëdhënien e ngushtë që kanë, Roberti ka treguar se gjithashtu secili mund të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien mes tyre.

Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”.

Sigurisht që kjo frazë ka ngjallur diskutim e brohoritje në studio, por për më tepër ndiqni intervistën e plotë.

Top Channel