Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë sot i pranishëm në ndeshjen për gjysmëfinalen e kupës Mbarëkombëtare Vllaznia – Sigal Prishtina teksa shoqërohej edhe nga ministret e kabinetit qeveritar shqiptar, Evis Kushi dhe Edona Bilali.

Në përfundim të ndeshjes, Kurti u ndal nga mediat dhe komentoi tensionet në Kosovë ndërsa protestën antishqiptare e cilësoi si të inkurajuar nga Beogradi.

Kurti: Ka në Kosovë ekstremistë që nuk duan të pranojnë realitetin dhe shkojnë kundër vlerave demokratike dhe evropiane, mirëpo janë një pakicë e papërfillshme. Besoj që në përgjithësi janë të inkurajuar nga Beogradi. Energjia e tyre nuk vjen nga poshtë, por nga lart.

Top Channel