Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Çermë të Lushnjës, ku mbetën të plagosur tre persona, gjyshi me nipin dhe mbesën.

Xhevahir Allkja, kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në motomjetin e tij kishte marrë me vete mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç.

Dy fëmijët ishin ulur në rimorkjon e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbajë drejt gjatë ecjes. Ai ka dashur të kaloje mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën duke sjellë që mjeti dhe tre personat qe ishin në të të bien nga lartësia tre metër.

Dy fëmijët e vegjël janë zënë poshtë nga mjeti bujqësor gjatë rrokullisjes. Si pasojë e aksidentit dy prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbesa 10 vjeçare është rëndë.

Ajo pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës është nisur në Tiranë për mjekim të specializuar.

Dy fëmijët jetonin me gjyshin pasi babai i tyre ka humbur jetën disa vite më parë.

“Në fshatin Çermë, Divjakë, në argjinaturën e lumit Shkumbin, në një tokë bujqësore, shtetasi Xh. A., 63 vjeç, duke drejtuar një motorrfrezë ka rënë dhe për pasojë ka marrë dëmtime vet drejtuesi i motorrfrezës, mbesa 10-vjeçare dhe nipi 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Top Channel