Që në orët e para të izolimit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” Arditi dhe Beniada janë një dyshe tjetër e cila është komentuar gjatë.

Ata vendosën që të flinin në të njëjtin krevat përgjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi, veprim i cili i hapi rrugën edhe dyshimeve se mes tyre mund të kishte diçka më shumë.
Gjatë darkës pas spektaklit të së premtes ata dhe banorët kanë komentuar për raportin mes dy të rinjve teksa komunikimi mes Sabianit dhe Beniadës degradon në një debat momental.

Mos bëj lojra fjalësh me ne, nuk mund të na thush gjithë kohës që e ke si vëlla, ndërkohë që fle bashkë me të në të njëjtin krevat“,- tha Sabiani i revoltuar.

Më tej Sabiani shtoi se vëllai s’mund të bëhet bashkëshort dhe aq më tepër ata të dy nuk duhet ta shfrytëzojnë këtë situatë për lojë.

 

Top Channel