11 nxënës humbin jetën gjatë ekskursionit në brigjet e lumit në Indonezi (fotot)

16/10/2021 19:51

Njëmbëdhejtë studentë janë mbytur dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike pas një aksidenti te rende në nje aktivitet shoqeror prane një lumi në Indonezi.

Rreth 150 të rinj anëtarë të grupeve jashtë-shkollore islamike, të moshave nga 13 deri 15 vjeç po ecnin përgjatë lumit Cileulur duke pastruar brigjet e tij.

Sipas raportimeve, një grup prej 21 nxënësish kishin tentuar të kalojnë në anën tjetër.

Vendasit arritën të shpëtojnë dhjetë nga nxënësit, thotë banori i zonës Supriono, i cili ashtu si shumë indoneziane ka vetme një emër.

Autoritetet thanës e po hetojnë shkaqet e incidentit të rëndë.

Studentët kishin kryer ekskursionin e tyre megjithë paralajmërimet nga agjencitë meteorologjike për ardhje te hershme te sezonit të shirave të nëntorit.

Edhe në shkurt të vitit të kaluar 10 nxënës vdiqën kur u morën nga përpmbytjet e papritura gjatë një aktiviteti të ngjashëm ne Indonezi.

FOTO GALERI
1/4
Njëmbëdhejtë studentë janë mbytur dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike pas një aksidenti te rende në nje aktivitet shoqeror

Top Channel