Shehi: Vlerësim maksimal Teutës, terreni i “Elbasan Arenas” të lë të luash futboll

17/10/2021 00:32

Tirana do të kërkojë vendin e parë ndaj Teutës kampione në një përballje që i gjen skuadrat në situata të ndryshme.

Trajneri Orges Shehi rezervon vlerësim maksimal për durrsakët, që vijnë në këtë sfidë me statusin e kampiones, megjithatë tekniku i 25 herë kampionëve, kërkon maksimumi, duke treguar se avantazh për skuadrën e tij mund të konsiderohet fakti që do të luhet në “Elbasan Arena”, një terren që u jep mundësinë skuadrave me cilësi të shprehen në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Situata është deri diku normale pas asaj situate jonormale që kaluam. Jemi gati. Deklarata e Martinit? Unë nuk jam doktor, por disa situate i di, pasi jam konsultuar me doktorët. Koronavirusi nuk zgjedh kohën se kur të kap. Teuta meriton vlerësim, do të futemi në fushë për të marrë atë që kërkojmë. “Elbasan Arena”? Për herë të parë luajmë në një terren shumë të mirë dhe në mbrëmje. Është një stadium që të lejon të shprehesh mirë.”

Michael Ngoo, Taulant Seferi dhe Marsel Ismailgeci e kanë kaluar COVID-19, por trajneri Shehi tregon se ata nuk janë ende në gjendjen e tyre më të mirë dhe për ta stafi teknik do të vendosë për aktivizimin e tyre para ndeshjes.

Kanë vetëm dy ditë që stërviten, dihet që gjendja e tyre nuk është optimale. Kemi edhe 24 orë, pastaj do të vendosim. Në katër javët e para të Abissnet Superliga, si Tirana ashtu dhe Teuta kanë grumbulluar nga 8 pikë, duke ndarë vendin e parë në klasifikim.

Top Channel