E enjte, 22 Prill 2021
08:47
Një raketë siriane bie afër një reaktori bërthamor në Izrael

Një raketë e shkrepur nga Siria në rajonin jugor të Negevit në Izrael ka bërë që të lëshohen sirenat paralajmëruese afër reaktorit bërthamor Dimona, ka njoftuar ushtria izraelite.

08:43
Mbi 1.700 mbështetës të Navalnyt u arrestuan anembanë Rusisë

Më shumë se 1.700 protestues janë arrestuar nga policia ruse në të gjithë vendin gjatë protestave për lirimin e liderit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny.

08:35
Rama publikon pamjet nga Spitali i Fierit: I pajisur me infrastrukturë moderne, shërbimet pa bishtat e ryshfetit

Ditën e djeshme është inauguruar spitali memorial Rajonal i Fierit i cili është realizuar në kohë rekord brenda 3 muajsh.

08:27
SHBA rendit 116 shtete që kanë rrezik nga pandemia, mes tyre edhe Shqipëria

Departamenti amerikan i Shtetit ka shtuar këtë javë të paktën 116 vende në listën e atyre ku këshillon të mos udhëtohet, duke futur Britaninë, Kanadanë, Francën, Izraelin, Meksikën, Gjermaninë e vende të tjera, duke përmendur si arsye “nivelin shumë të lartë të infeksioneve me COVID-19”. Departamenti amerikan i Shtetit i bën rekomandimet mbi udhëtimet në katërt nivele. Në nivelin e katërt futen ato vende që sipas autoriteteve amerikane paraqesin rrezikun më të lartë për të udhëtuar.

08:25
Kurbin/ Tentuan të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, arrestohen të rinjtë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

08:14
Ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, udhëton për Kosovë e Serbi

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, SPD, do të niset të enjten, 22.4.2021 në Kosovë, ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla.

07:41
Administrata Biden kërkon 300 milionë dollarë ndihmë për Afganistanin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se administrata e presidentit Joe Biden po punon me Kongresin për të siguruar gati 300 milionë dollarë ndihmë shtesë për Afganistanin në vitin 2021.

07:14
Rikthehen reshjet gjatë pasdites, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në pjesën e parë të ditës. Gjatë pasdites vendi do të preket nga vranësira të dendura duke sjellë mot me reshje, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte.

06:57
Rusi, 1500 të arrestuar në tubimet për Navalnin

Një organizatë ruse që monitoron ndalimet me motive politike tha se policia arrestoi rreth 1,500 persona të mërkurën gjatë demonstratave në të gjithë vendin ku u bë thirrje për lirimin nga burgu të udhëheqësit të opozitës Aleksei Navalni, shëndeti i të cilit po përkeqsohet.

06:32
Presidenti Biden shpreh besim se SHBA mund t’u dërgojë vaksina vendeve të tjera

Shtetet e Bashkuara po punojnë për të siguruar vaksina për koronavirusin për vendet e tjera që kanë nevojë të jashtëzakonshme për to, u tha presidenti Joe Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

06:18
Sulm me raketa pranë reaktorit bërthamor të Izraelit

Një raketë tokë-ajër nisur nga Siriaa shpërtheu të enjten në jug të Izraelit, një incident që aktivizoi sirenat paralajmëruese në një zonë që ndodhet pranë reaktorit bërthamor sekret të Dimonas. Lajmi u njoftua nga ushtria izraelite. Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur apo dëme materiale.

05:58
Dhimbjet e këmbëve/ Kurat natyrale që mund të përdorni në shtëpi

Dhimbja e këmbëve është një problem shumë i përhapur që prek njerëz të të gjitha grupmoshave. Intensiteti i dhimbjes është i ndryshëm dhe mund të kulmojë me ndjesinë e dhimbjes së padurueshme. Dhimbja mund të prekë të dyja këmbët dhe shkaktohet nga kontraktimet muskulare, lodhjet muskulare, ushqyerja e keqe, dehidratimi ose qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë.

05:30
Lëng domatesh në mëngjes/ Përfitimet e mëdha për organizmin

Përfitimet që vijnë nga konsumi i lëngut të domates i atribuohen vitaminave dhe minerale që ofron vetë domatja. Nga të gjithë ushqyesit që ofron ajo, mund të veçojmë likopenin, një antioksidant i fuqishëm që parandalon një sërë sëmundjesh.

05:05
Ushqyerja e nxitur nga stresi? Ja përse nuk duhet të ndihemi aq në faj

Njerëzit mund të përballen me stresin në mënyra nga më të ndryshmet. Disa e përballojnë atë duke ngrënë më tepër se duhet, e disa të tjerëve stresi ua shuan oreksin. Në këtë periudhë izolimi, e ngrëna duket se është një reagim i kuptueshëm ndaj mbylljes brenda katër mureve.

03:36
COVID-19, qeveria franceze parashikon rihapjen në maj

Qeveria franceze, që do të mblidhet në Elyse me presidentin Emmanuel Macron, parashikon heqjen e limitit 10 kilometra për të udhëtuar larg shtëpisë më 2 maj dhe një lehtësim të shtetrrethimit.

03:03
SHBA, shkon në mbi 568 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 568.483, prej të cilëve 901 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

02:44
Turqia raporton afro 62 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 61.967 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 2.932 pacientë simptomatikë, dhe 362 vdekje të tjera.

02:20
BE vitin e kaluar u dha azil 281.000 personave

Zyra evropiane e statistikave Eurostat ka bërë të ditur se mbi 280.000 azilkërkuesve në vitin 2020 u është dhënë mbrojtje nga një vend i Bashkimit Evropian (BE).

01:52
Greqi/ Lehtësohen masat për Pashkë, por Mitsotakis u kërkon grekëve që të mos udhëtojnë për festë

Me një mesazh televiziv drejtuar gjithë qytetareve kryeministri Mitsotakis ka dhënë një pasqyrë të lehtësimit të masave në ditët në vijim duke theksuar se qëllimi kryesor i qeverisë së tij është një Pashkë e sigurt për qytetarët dhe një verë e lirë për ta.

01:26
Basha: Ne e refuzojmë dhunën/ Kryetari i PD në Durrës: Do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim

Edhe Lulzim Basha nuk e komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan.

01:01
Bardhi: Paplekaj, armë me lejë, është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës me ish-policë. Ai nuk është kriminel, as vrasës

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike në Elbasan Gazmend Bardhi doli në mbrëmje vonë në një deklaratë për mediat tha se konflikti politik i nxitur nga Partia Socialiste që prodhon tension çdo moment.

00:49
NBA/ Paul George udhëheq Clippers drejt fitores, Nets triumfojnë edhe pa Harden-Durant

Los Angeles Clippers vijojnë të shfaqin formë të mirë në këtë fazë të fundit të sezonit të rregullt të NBA-së. Skuadra kaliforniane, e udhëhequr nga Paul George, autor i 33 pikëve dhe 11 “rebound”, fituan 113-112 ndaj Portland Trail Blazers në një sfidë shumë të luftuar e që u vendos në sekondat e fundit, me McCollum që nuk mundi të realizonte në gjuajtjen e fundit, e cila do t’u jepte suksesin Blazers.

00:25
Monaco në gjysmëfinale, eliminon Lyonin nga Kupa e Francës

Monaco i bashkohet Paris Saint Germain-it në gjysmëfinalet e Kupës së Francës dhe bashkë me Montpellier dhe modestët e kategorisë së 4-t Rumilly që janë surpriza e madhe e këtij kompeticioni kompletojnë kuadrin e 4 më të mirave.

00:24
Super Benzema, Reali mposht Cadizin dhe ngjitet përkohësisht në krye

Reali i Madridit mori përkohësisht kreun e La Ligas pasi fitoi lehtësisht 0-3 në transfertën ndaj Cadiz.

00:20
Sevilla ngjitet e treta dhe “ëndërron” titullin

Sevilla blindon vendin e 4-t në La Liga falë fitores së 4-t radhazi dhe tashmë shikon më lart, duke ëndërruar titullin.

00:17
Dortmundi, ruan hapin e Frankfurtit, shpreson ende te Championsi

Borussia e Dortmundit ndoqi hapin e Frankfurtit dhe Wolfsburgut duke ruajtur ato pak shanse që ka për një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm.

E mërkurë, 21 Prill 2021
23:58
Spezia ndal Interin, por titulli është një formalitet, Juve rikthehet te fitorja

Pas 11 fitoresh rresht, Interi i Antonio Contes regjistron barazimin e dytë radhazi. Zikaltrit u ndalën nga Spezia e Ismajlit në transfertë në një ndeshje të dominuar nga Interi por që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Ishin vendasit e Spezias që kaluan të parët në avantazh me Diego Farias që mposhti Handanovic me një goditje nga distanca pas 12 minutash lojë.

23:45
Man.City përmbys Aston Villan dhe shkon në +11 pikë nga United

Manchester City afrohet gjithnjë e më shumë me objektivin titull në Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 1-2 në Villa Park ndaj Aston Villas në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit duke e thelluar sërish në 11 pikë avantazhin ndaj Manchester United të vendit të dytë, edhe pse duhet theksuar që Djajtë e Kuq kanë zhvilluar një ndeshje më pak.

23:23
Balla flet me skype për vrasjen në Elbasan, Bushati largohet nga emisioni

Analisti Andi Bushati është larguar nga emisioni mbrëmjen e sotme.

23:04
Vrasja politike në Elbasan, Taulant Balla në “Open”: Nën urdhrat e Bardhit sot një elbasanas autokton s’jeton më, largoi vrasësin me makinën e tij…

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla, në një lidhje live për emisionin “Open” ka folur rreth ngjarjes të rëndë të ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

22:58
I dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Arbër Papleka mori certifikatë vlerësimi nga Rama në vitin 2015

Arbër Papleka i cili është atrrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka marrë certifikatë vlerësimi për luftën kundër terrorizimi nga kryeministri Edi Rama në vitin 2015.

22:43
Dalin pamjet/ Andi i “Për’puthen” kapet mat me një vajzë në Prishtinë (FOTO)

Në program, Andi i “Përputhen” është duke konsoliduar njohjen me Jasminën.

22:28
“Mbante armë me leje”/ Vrasja politike në Elbasan, Bardhi: Arbër Papleka nuk është vrasës, nuk është as shoqëruesi im

Drejtuesi politik i PD në Elbasan ka treguar me detaje ngjarjen e sotme në Elbasan ku mbeti i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani.

22:19
Abilekaj në Open: Mbështetësit e PS-së qëlluan të parët

Analisti Enton Abilekaj tha se mbështetësit e PS-së qëlluan të parët në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ditën e sotme, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

22:15
Manastirliu: Sot janë kryer 13.173 vaksinime, mbi 372 mijë në total

Ditën e sotme në mbarë vendin janë kryer 13.173 vaksinime anti-COVID. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se që prej fillimit të pandemisë janë kryer 372.075 vaksinime në total.

22:07
Në mbështetje të PS-së/ Alket Hyseni jep dorëheqjen nga kandidimi për deputet, por vijon fushatën

Alket Hyseni është deputeti në radhët e PS-së, i cili hoqi dorë nga kandidimi në zgjedhjet e këtij viti, por jo nga pjesëmarrja në fushatë.

22:05
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Spahiu në “Open”: Ishte krahu i djathtë i Presidentit, në 200 foto 180 i kishte me Metën!

Analisti Kreshnik Spahiu i ftuar në “Open” komentoi vrasjen politike të ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku viktima Pjerin Xhuvani u qëllua me armë zjarri nga shtetasi Arbër Papleka, shoqëruesi i drejtuesit të fushatës elektorale në Elbasan të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

21:58
Elbasan/ Tentuan të kalojnë vendin e hetimit, shoqërohen dy persona në polici

Gjatë transmetimit të emisionit Open dy persona që tentuan të kalonin në vendin e rrethuar nga policia, në të cilën akoma po hetohet, janë shoqëruar.

21:53
Investigimi/ Bandat rumune të trafikut që blejnë minorene për t’i përdhunuar në Britani (fotot)

Eksperti i mafias Radu Nicolae besonte se i kishte dëgjuar të gjitha më parë, kur shkoi për të biseduar me trafikantët në një nga burgjet më të ashpra të Rumanisë.

21:52
“Vrasjet nuk janë as blu as rozë”/ Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan, analisti Peza: Model i kanunit dhe jo i demokracisë

5 ditë para 25 prillit një vrasje për shkak të zgjedhjeve ndodhi në Elbasan, zonën më të nxehtë deri më tani, është tema për të cilën po flitet ditën e sotme në “Open”.

21:42
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Gazetarja Anila Hoxha tregon se si nisi gjithë ngjarja që përfundoi në tragjedi

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Open tregoi se si nisi gjithë ngjarja që përfundoi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit e plagosjen e 4 të tjerëve në Elbasan.

21:29
Vrasja politike në Elbasan/ Gazetari Andi Bora në “Open”: Gjendja e të plagosurve është stabël, jashtë rrezikut për jetën

5 ditë para 25 prillit një vrasje për shkak të zgjedhjeve ndodhi në Elbasan, zonën më të nxehtë deri më tani.

21:16
EUROPOL në aksionet kundër krimit të organizuar arreston 228 persona

Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) ka arrestuar 228 persona në aksione kundër krimit të organizuar në Evropë.

21:09
New York/ Reperi rrethohet nga policia teksa drejton ‘Hummer’ me ‘mitroloz’ në çati

Me siguri që kjo ishte diçka që nuk duhet bërë nëse nuk dëshiron të tërheqësh vëmendjen e policisë.

21:01
SHBA, shkon në mbi 568 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 568.483, prej të cilëve 901 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

20:55
“Me kallash në dorë kapele e xhup të zi”, qytetari tregon momentin kur personi i maskuar qëllon me kallash në lokal

Një nga dëshmitarët që ka qenë në lokal në momentin kur dy persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi është intervistuar nga Top Channel.

20:40
Fiks Fare/ Shqiptarët e paralizuar lihen “rrugëve” në Europë, neglizhenca e ambasadave dhe konsullatave

Në redaksinë e emisionit ‘Fiks Fare” kanë mbërritur disa ankesa në lidhje me mënyrën se si u shërbejnë shqiptarëve ambasadat dhe konsullatat.

20:37
Marrëzia e radhës e PD, Florenc Hoxha ndalon iftarin e shtruar nga Elvis Naçi/ Reagon administratori i Vaqarrit: Tani edhe iftaret duhen bërë me dekret presidencial

Nuk ka fund marrëzia e përfaqësuesve të LSI dhe PD

20:33
Veliaj reagon për ngjarjen në Elbasan: E nisën me armë dhe e mbyllën me armë! Evolucioni për këta nuk ekziston kur shohin Presidentin dhe liderin e partisë që bëjnë thirrje për dhunë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së për Tiranën në takimin elektoral nga Njësia 3, këtë pasdite komentoi ngjarjen e rëndë ndodhur pak më parë në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani. “E nisën me armë dhe po e mbyllin me armë”, tha Veliaj.

20:24
Reja po kërkon një mesfushor/ Ka disa kandidatë nga Kosova dhe Maqedonia, por të vështirë të binden

Trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja është i pranishëm këto ditë në Tiranë për të ndjekur seleksionimet e moshave të ndryshme të ekipeve zinxhir të kombëtareve. Edi Reja ndodhej në Kamëz ditën e martë për ndeshjen e moshave të ditëlindjes 2004/2005.

20:20
Të plagosurit në Elbasan, gjendja stabël, njëri i dëmtuar me plumba në kokë, tjetri në krah dhe bark

5 ditë para 25 prillit një vrasje për shkak të zgjedhjeve ndodhi në Elbasan, zonën më të nxehtë deri më tani.

20:20
Top Channel/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, reagon anëtari i PD-së

Nënkryetari i PD-së Vlorë Lorenc Danaj tha se sulmi në lokal ka prapavijë politike, kjo pasi sipas tij këto ambiente janë përdorur për mbledhjet e strukturave.

20:11
Basha nga Durrësi: Nuk ka forcë, banda dhe shitblerje votash të na ndalë

Durrësi ishte ndalesa e radhës të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

20:08
Ftesë në 5/ Shkëlqeu në sfilatën e “Gucci”, modeli shqiptar nxjerr varësen me shqiponjën: Me vete derisa të vdes

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Joland Novaj, modeli 22 vjeçar me origjinë nga Prizreni që ia doli të sfilonte për koleksionin e “Gucci-t”.

20:08
Ftesë në 5/ Dy brazilianët që “vdesin” për byrek & dhallë: Ja pse e dashurojmë Shqipërinë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Elder dhe Viktor Nunes, dyshja babë e bir me origjinë nga Brazili.

20:01
Festivali “Ditët e Librit”/ Do të vijnë në shqip 6 libra të rëndësishëm të letërsisë europaine

Nga sot fillon festivali “Ditet e Librit”. Një projekt i shtëpisë botuese Toena, që së bashku me projektin Europa Krijuese, do të sjellë në shqip gjashtë libra të rëndësishëm të letërsisë evropiane. Pjesë e projektit “Rrugëtim drejt identitetit”.

19:59
“Qëllova me thikë se më përndjekin”/ Rrëfimi në polici i autorit të sulmit në xhami: Më shikojnë dhe s’më flasin

“Arsyeja pse e kreva sulmin me thikë në xhami është se ka shumë kohë që disa myslimanë më përndjekin në shtëpinë ku jetoj me qira. Ata më shoqërojnë vazhdimisht duke më shikuar, por nuk më flasin”.

19:56
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Anila Hoxha: 27 të shoqëruar deri tani, furgonat e PD dhe “Toyota” pa targa do shërbejnë si prova materiale

Gazetarja e Top Channel,  Anila Hoxha në një lidhje ne edicionin informativ tha se deri më tani janë shoqëruar për tu marrë në pyetje 27 persona, ku 8 prej tyre janë mbështetës së PD-së.

19:56
Inaugurohet spitali i Fierit/ Mesazhi i Erdogan: Do të jetë një tregues i miqësisë së fortë mes dy vendeve tona

Presidenti Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe kompania YDA, e mbajtën premtimin për të ndërtuar brenda 3 muajve spitalin rajonal të Fierit. Në mënyrë simbolike ministri turk i shëndetësisë Fahrettin Koca i dorëzoi homologes shqiptare Ogerta Manastirliu celsin e spitalit që mban emrin “Spitali rajonal Memorial Fier”.

19:54
Basha: Rama gënjen me projekte 3D/ Kryetari i PD fushatë në Berat, Lushnjë dhe në Durrës

Lulzim Basha u shfaq mes simpatizantëve në Berat pak minuta pas vrasjes së ndodhur ne Elbasan, por ngjarja e rëndë nuk e mori vëmendjen e kryedemokratit, i cili u fokusua vetëm tek 25 Prilli.

19:51
Rama: 11 mandate në Fier. Basha shoqërohet nëpër Shqipëri nga ish oficerë policie të korruptuar

Fierakëve realizimin e fitimit të 11 mandatave, Edi Rama ia kërkoi në emër të vijimit të transformimeve dhe investimeve siç ishte edhe spitali rajonal i këtij qyteti inauguruar sot.

19:47
SHBA: refuzoni dhunën/ Kim bisedon me Metën, Ramën e Bashën, kërkon vetëpërmbajtje: Hetim ngjarjes në Elbasan

Për Incidentin e rëndë të Elbasanit përmes një deklarate për mediat reagoi ambasada amerikane në Tiranë ku thuhet:

19:42
Manipuluesit vjedhin $32mln nga gruaja 90-vjeçare në Hong Kong

Një grua 90-vjeçare në Hong Kong është grabitur me rreth HK$ 250 milione ($32milionë) nga mashtrues telefonikë, që pretendonin se ishin zyrtarë shtetërorë.

19:34
Xhuvani, nga LSI, te PDIU e PS/ 5 vite më parë u dënua për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

Pjerin Xhuvani, personi i cili mbeti i vrarë këtë të mërkurë në një shkëmbim zjarri në Elbasan ka qenë kryetari i degës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan.

19:15
Basha nga Lushnja: Asgjë nuk do të na ndalë të dalim masivisht dhe të votojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur edhe në qytetin e Lushnjës, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët e shumtë.

19:14
Aeroporti i Rinasit, njoftim për pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë: Nga nesër duhet të paraqisni…

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka një lajmërim për të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt Italisë.

19:14
Vrasja në Elbasan/ Policia sekuestron furgonat me xhama të zinj të PD-së

Policia ka sekuestruar furgonat me xhama të zinj të PD-së pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

19:05
Balla i shpreh ngushëllimet familjes Xhuvani: U vra një qytetar autokton i Elbasanit nga strukturat paramilitare të PD

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla njëherësh dhe Drejtues Politik i PS në qarkun e Elbasanit ka reaguar për ngjarjen e sotme në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona.

19:01
Rama: Saliu me Lulin s’kanë asnjë ndryshim, janë po ata që kanë marrë në qafë Shqipërinë dhe shqiptarët

Rama ka vijuar me fushatën elektorale në qytetin e Fierit, nga ku nuk kanë munguar as ‘sulmet’ për opozitën dhe Sali Berishën.

18:57
Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Në gjendje të qëndrueshme dy të plagosurit tek Trauma

Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani janë dy personat që u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë pasi mbetën të plagosur nga përplasja me armë mes simpatizantëve të PD dhe PS pasditen e sotme në Elbasan.

18:57
Zhduket nëndetësja gjatë manovrave ushtarake, 53 marinarë shpallen të humbur (fotot)

Një nëndetëse me 53 marinarë në bord është zhdukur sot nga brigjet e Bali në Indonezi, gjatë gjatë manovrave ku përfshiheshin dhe lëshime raketore.

18:49
Vlorë/ Të shtëna me armë në drejtim të një lokali në fshatin Poro

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në fshatin Poro të Vlorës.

18:44
Rama nga Fieri: Universiteti që do hapet pranë Spitalit Memorial Rajonal do jetë me profesorë e programe të huaja

Sot u inagurua Spitali Memorial Rajonal i Fierit, një investim i qeverisë së Republikës së Turqisë, i cili përfundoi brenda 3 muajve.

18:25
Bota falenderon adoleshenten që filmoi vrasjen e George Floyd nga Derek Chauvin (fotot)

Nderime të shumta kanë mbushur rrjetin për adoleshenten amerikane Darnella Frazier për rolin e saj në dënimin e djeshëm të oficerit të policisë që vrau gjatë arrestimit afro-amerikanin George Floyd.

18:24
Meta nga Vlora: Kadastra dhe IKMT veprime në kundërshtim me ligjin me pronat në Orikum

Presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me gazetarët në Vlorë ka bërë publik sipas tij ankimin e qytetarëve për procesin e legalizimeve në Vlorë.

18:10
Ngjarja e Elbasanit/ Rama: Do ndëshkohen forcat që ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

18:09
Aksidenti i rëndë në dalje të Lezhës, ndërron jetë në spital drejtuesja e automjetit (FOTO)

Ka ndërruar jetë në spital shtetasja Elisabeta Gjopalaj, e cila u aksidentua ditën e djeshme në dalje të qytetit të Lezhës, në autostradën Lezhë-Milot.

17:58
Sërish pak raste me Covid/ 138 të prekur e 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2584 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë.

17:53
Ngjarja në Elbasan, të plagosurit nisen drejt Tiranës për mjekim më të specializuar

Një masakër ka ndodhur 100 metra larg zyrës elektorale të lagjes nr.5 të qytetit, ku është qëlluar për vdekje Pjerin Xhuvani.

17:51
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Balla: Elbasani është mbushur me militantë të PD-së! Të çohen para drejtësisë vrasësit dhe porositësit

Kryesuesi i listës së PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Elbasan.

17:40
“Meta, Rama dhe Basha të vetëpërmbahen”/ Ekzekutimi në Elbasan, reagon Ambasada e SHBA: Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen

Ambasada amerikane ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

17:34
SHBA, Princi Harry kthehet me nxitim te Meghan, humbet ditëlindjen e Mbretëreshës (fotot)

Princi britanik Harry është kthyer me nxitim në Kaliforni te gruaja e tij shtatzënë Meghan Markle, pas funeralit ekstravagant të gjyshit të tij.

17:29
Vrasja në Elbasan, Meta nga Vlora: Tensioni vjen nga Rama, ka tmerr zgjedhjet e lira

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të mërkurë në Elbasan, ku u ekzekutua shtetasi Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 personave të tjerë.

17:28
Balla viziton policen e plagosur në Elbasan/ Ndodhet në gjendje të mirë

Kryesuesi i qarkut të Elbasanit në radhët e PS-së, Taulant Balla ka vizituar punonjësen e policisë, Xhensila Sota, e cila mbeti e plagosur ditën sotme në Elbasan.

17:21
Rama nuk kursen batutat nga Lushnja: S’po i them hajde bëjmë krushqi bashkë, unë jam martuar ka marrë fund…

Kreu i qeverisë ndodhej këtë të mërkurë në Lushnje ku ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarë të shumtë.

17:14
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Klement Xhaferri shpallet në kërkim

Klement Xhaferri është shpallur në kërkim pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së 4 personave të tjerë në Elbasan ditën e sotme, gjatë një përplasjeje të simpatizantëve të PS dhe PD.

17:05
Fotografja sjell pamje mahnitëse të familjes së luaneshës me 8 këlyshë (fotot)

Portretet familjare janë gjithnjë të vështira për t’u realizuar, veçanërisht kur ke tetë ‘fëmijë’ të cilët duhet të mbash nën mbikqyrje.

17:03
“Saliu dhe Iliri e kanë këtë një betejë finale”/ Rama nga Lushnja: Ta këpusim një herë e mirë zinxhirin e mallkimit

“Pas fitores më 25 prill nuk do e shihni më si e keni parë deri sot të gjithë arenën cinike të idiotësive të politikës sepse kjo është përpjekja e fundit, peshkaqeni gjuan me bisht teksa përpëlitet atyre që e kanë mbajtur peng ose janë përpjekur ta tërhiqni nga këmbët Shqipërinë kur nuk e kanë pasur, Saliu dhe Iliri e kanë këtë një betejë finale për ta, një beteje ku duan të provojnë, duke mbledhur të gjitha forcat e fundit se përsëri mund ta marrin në kontroll Shqipërinë”. Kështu është shprehur Kryeministri Rama nga Lushnja, ku po zhvillon një takim elektoral.

17:00
Pamjet/ Merr flakë apartamenti në Tiranë, tym e flakë nga dritaret

Një apartament ka marrë flakë në katin e parafundit në një pallat në zonën e “Zogut të Zi’ në Tiranë.

16:48
E fejuara e kryeministrit Johnson pikaset e veshur thjesht, duke u relaksuar në park të birin Wilfred (fotot)

E fejuara e kryeministrit britanik Boris Johnson, Carrie Symonds shihej sot me pamje të thjeshtë në një park të Londrës teksa shëtiste në karrocë djalin e çiftit, Wilfred.

16:43
Rama e nis takimin përmbyllës në Lushnje me një minutë heshtje në kujtim të Bashkim Finos

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një minutë heshtje takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Lushnje ditën e sotme, për nder të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta për shkak të COVID, pak javë më parë

16:38
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ 4 të plagosur, dhëndri i viktimës në gjendje më të rëndë (Emrat)

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan nga përplasja e simpatizantëve të PD dhe PS-së, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani, njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

16:37
Hajdari nga Elbasani: E patolerueshme! Ngjarja ka prapavijë politike!

Deputetja Rudina Hajdari nga Elbasani ka reaguar për ngjarjen tronditëse që ndodhi atje.

16:27
Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Reagimi i parë i policisë: Janë shoqëruar disa persona, po kqyren provat në vendngjarje

Policia ka bërë reagimin e parë për ngjarjen në Elbasan , ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ai u qëllua për vdekje nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit.

16:26
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike pezullon të drejtën e votimit të regjimit të Asadit në Siri

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), në kuadër të Marrëveshjes për Armët Kimike, pezulloi disa të drejta dhe përjashtime, përfshirë të drejtën e votimit të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri.

16:24
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Anila Hoxha: Elbasani konsiderohet një zonë e nxehtë, janë ngritur postblloqe

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha në një lidhje live në “Breaking”ndërsa është në Elbasan tha se janë vënë postblloqe gjatë rrugës për në vendngjarje, për të kontrolluar të gjithë personat që hyjnë apo dalin nga Elbasani.

16:23
Shoqëruesi i tij vrau Pjerin Xhuvanin/ Gazmend Bardhi: E shkaktuar nga eksponentë të krimit të organizuar

Gazmend Bardhi ka bërë një deklaratë shumë të shkurtër për ngjarjen e e rëndë në Elbasan.

16:20
SHBA/ Duke iu trembur protestave, policia publikon pamjet e vrasjes së 15-vjeçares që tentonte të godiste me thikë dy gra (foto)

Policia në qytetin e Columbus publikoi sot pamjet e kamerave trupore të ekzekutimit të 15-vjeçares afro-amerikane Makhia Bryant, e cila u qëllua për vdekje nga oficerët teksa po sulmonte me thikë dy gra të tjera, para tyre.

16:08
Mali i Zi arreston kreun e dyshuar të një bande kriminale

Policia e Malit të Zi ka arrestuar kreun e dyshuar të një bande kriminale e cila ka përhapur frikë dhe gjakderdhje në Ballkan dhe në të gjithë Evropën, thanë zyrtarët të mërkurën.

16:07
Inaugurimi i spitalit të Fierit/ Rama: Moment frymëzues! Simbolizon diellin që po lind sërish në Shqipëri

Hapjen e spitalit Rajonal të Fierit, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një moment frymëzues që simbolizon diellin që po lind sërish në Shqipëri.