’’Vëllai i Madh’’ ndryshe nga më parë i  ka dhënë mundësi publikut që t’i drejtojnë pyetje për banorët e tyre më të preferuar.

Spektaklin e sotëm këto pyetje ju prezantuan banorëve respektivë të cilët nuk nguruan të përgjigjeshin për ëdonjërin prej tyre.

Sabiani u pyet se pse në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’ nuk është dhe vajza e tij, teksa u përgjigj se mund të jetë një herë tjetër.

Arditi u pyet për seksualitetin e tij ndërsa u përgjigj se ajo preferencë dihet dhe s’ka vend për dyshim.

Publiku shoi edhe kuriozitetin nëse Beniada tërhiqej nga Granitit pasi kjo e fundit ju përgjigj negativisht kësaj pyetje.

Kërkesat e publikut ishin sa serioze aq edhe komike dhe të çuditshme. Nga kjo lojë, fenomeni i rrjeteve sociale Elhaid Cufit mori një propozim martese të cilës ju përgjigj me humor: Duke parë, duke bërë, kemi punë përpara njëherë.

 

Top Channel