Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka shfrytëzuar procesin e votimit për tre anëtarët e rinj të këshillit për të treguar se marrëdhënia mes tij dhe qeverisë së prokurorisë, nuk është në ditë të mira sidomos pas kërkesës për zgjerimin e kompetencave.

Por dërgimi si anëtarë në KLP i Zeqir Hodos, Sokol Stojanit dhe Ludovik Dodës pa frikë pritet të sjellë ndryshim balancash në keshill , që do të kulmojnë në fund të vitit me zëvendësimin e kryetarit Gent Ibrahimi dhe Aleksandër Beci të cilëve iu mbaron mandati.

Gjithë çka sygjeroi Olsian Çela gjatë raportimit vjetor ishte forcimi i pozitave të tij si kryeprokuror përmes kontrollit të drejtuesve të prokurorive në rrethe. Parë si një kthim para reformës, në kohën e prokurorëve të përgjithshëm me fuqi të centralizuara, kjo pikëpamje nuk u mirëprit nga KLP.

Megjithatë për prokurorët shprehja e vullnetit për të zgjedhur anëtarët e rinj është një moment jo aq i rëndësishëm sa zbrazja e prokurorive nga vettingu.

Në mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve të të gjithë vendit , mungonin 129 prokurorë që konsiderohen të shkarkuar nga vettingu.

Top Channel