PD, padi në SPAK për energjinë/ Deputetët: U abuzua me blerjen e energjisë, SPAK të hetojë

15/10/2021 19:34

Demokratët  trokitën në dyert e SPAK për të kallëzuar penalisht  drejtorin  e OSHEE Ardian Çela, Ergys Verdhon administrator i KESH dhe Erina Rexhepin me detyrë administratore e furnizuesit të tregut të lirë.

Për opozitën drejtuesit e 3 enteve publike janë përgjegjës për krizën energjetike.

Qeveria shqiptare nëpërmjet këtyre 3 insitucioneve shiti energjinë me rreth 60 euro kilovator ndërkohë që e bleu pak javë më parë me 240 deri në 260. Edhe më lart se tregu. Nëse do të ishte përdorur ajo sasi energjie që prodhohet këtu në Shqipëri nga prodhimet tona hidrore do të t’i kishim kursyer buxhetit të shtetit për të gjithë periudhën që po flasim 150 milionë euro”, u shpreh nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku.

Dy nënkryetarët e PD-së besojnë se ky hetim është testi më i fortë për drejtësinë e re.

Një dorë e ka zënë prej fyti drejtësinë edhe kjo, është dora e Edi Ramës. Do duhej ta fillonin vetë procedimin penal, e bëmë ne dhe do ta bëjmë jo vetëm me këtë kallëzim të parë por edhe me kallëzime të tjera duke mbledhur fakte dhe prova për ti depozituar pranë sistemit të drejtësisë”, tha Enkelejd Alibeaj.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit të hetoje 3 administratorët e sistemit të energjisë për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike si dhe moskallëzim krimi.

Top Channel